Momenti që ndjen se partneri po humbet interesin për ju është i dhimbshëm dhe të krijon disa pasiguri dhe frikëra. Fillimisht është e vështirë për ta kuptuar dhe ekziston mundësia të jetë thjesht një ndjesi, megjithatë për t`ju ndihmuar ta kuptoni terapistët kanë dalë në përfundimin se këto 7 shenja tregojnë se partneri po humbet interesin për ju.
Nuk bën më pyetje për vogëlsirat
Çiftet që kanë një marrëdhënie të shëndetshme interesohen shumë për jetët e njëri-tjetrit, madje edhe për gjërat më të vogla të përditshmërisë. Partnerit që ka humbur interesin as nuk i shkon në mendje të pyesë për gjëra të tilla.
I vonon përgjigjet, mesazhet apo rrallon telefonatat
Mund të ndodh që të na rrëmbejë fluksi i përditshmërisë dhe të mos kemi kohë, por nëse partneri yt, i cili më para të telefononte shpesh gjatë ditës, tashmë nuk e bën më, nuk është shenjë e mirë. Kjo është një shenjë e zakonshme që ai dëshiron të distancohet dhe justifikohet se është shumë i zënë me punë, prandaj nuk të telefonon ose të vonon mesazhet.
Kur përpiqesh të krijosh një lidhje, por ai i injoron përpjekjet e tua
Nëse ndjen ai nuk është i vëmendshëm si më parë dhe je ti që kërkon vëmendjen e tij, atëherë diçka nuk po shkon siç duhet. Në një marrëdhënie të shëndetshme partnerët e kanë vëmendjen e njëri-tjetrit dhe nuk përpiqen ta fitojnë atë.
Nuk zihesh më… por jo në kuptimin e mirë të fjalës
Zënkat e vogla të përditshmërisë janë një shenjë që marrëdhënia e shëndetshme. Kur partneri yt e humb dëshirën për të debatuar mund të jetë një shenjë që ai po humbet interesin për lidhjen.
Keni shumë pak kontakt fizik ose fare
Fillimet e lidhjes janë më energjike dhe çiftet janë më pasionant me njëri-tjetrin. Me kalimin e kohës kontakti fizik reduktohet dhe është normale, por nëse është më i rrallë seç duhet ose nuk ekziston më, kjo tregon që ai nuk ka më interes për ty.
Nuk bën më asnjë përpjekje për prindërit apo miqtë e tu
Është mëse normale që partneri yt të mos e ketë shumë me qejf të kalojë një fundjavë në shtëpinë e prindërve të tu, por e bën për të të bërë qejfin ty. Nëse ai nuk bën më asnjë përpjekje për të ruajtur marrëdhënie të mira me prindërit, miqtë apo të afërmit e tu, do të thotë që nuk po bën më asnjë përpjekje për lidhjen tuaj.
Ndjen që nuk je më prioritet në jetën e tij
Nëse ndjen që ai nuk të konsideron më prioritet, por je gjithomnë ti ajo që bën plane për të kaluar kohë së bashku, kjo nuk është aspak shenjë e mirë. Një tjetër shenjë negative është edhe anulimi i vazhdueshëm i planeve që bëni së bashku.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...