Kur gatuajmë gjellë me perime, na ndodh të mos na pëlqejë shija përfundimtare. Prandaj, përmes këshillave të mëposhtme, besojmë që do t’iu ndihmojmë sadopak që gjella juaj me perime, gjithmonë të ketë shijen e dëshiruar.
1.Mos anashkaloni hapat e gatimit
Kur gatuani një gjellë me perime, duhet të keni parasysh që mishi duhet fërguar shkurtimisht në të gjitha anët. Kështu ai do t’i japë një shije dhe aromë më të mirë gjellës. Gjithashtu do të ishte mirë, që kur zieni perime, në vend që t’i hidhni në ujë të nxehtë, ato t’i kaurdisni me pak vaj, pasiqë kjo do të bëjë që ato të lëshojnë aromën e tyre dhe kështu t’i japin një shije më të mirë gjellës.
2.Përdorni një tenxhere kualitative për zierje
Është e rëndësishme që të gatuani në një tenxhere me fund të thellë, e cila u mundëson përzierjen e perimeve pa problem, por që gjithashtu nuk ngjit perimet që gatuhen.
3.Kaurdisni, mos zieni në temperaturë të lartë
Gjella me perime bëhet më e mirë, kur zihet ngadalë dhe në temperaturën më të ulët. Gjellërat e ziera me nxitim, zakonisht nuk janë të shijshme.
4.Gjellën e nxehtë, mos e fusni në frigorifer
Një ndër gabimet e shpeshta në kuzhinë është që gjellën e mbetur, e fusim në frigorifer, përderisa ajo është ende e nxehtë ose e ngrohtë. Më së miri është që gjella e pambuluar të ftohet në temperaturë ambienti e më pas të transferohet në frigorifer për përdorim të mëtejmë.
5.Gjellë e pashijshme?
Nëse gjella që keni gatuar, nuk ka ndonjë shije të mirë, edhe pas shtimit të kripës e mëlmesave, atëherë para servimit të saj shtoni pakëz uthull. Kjo do të duhej të përmirësonte shijen.
6.Mos përdorni mishin e prerë më herët
Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë, që në mungesë të kohës, të blejmë mishin e prerë e të paketuar, të gatshëm për t’u përdorur për gullash ose ndonjë gjellë tjetër me mish. Por, mishi i tillë nuk është edhe zgjidhja më e mirë, pasiqë është përgatitur më herët dhe gjasat janë të mëdha që të ketë ndenjur në dyqan për disa ditë. Ndenja e mishit, bën që ai të humbas freskinë dhe shijen. Prandaj, zgjidhja ideale do të ishte që mishi të blihet i freskët, secilën herë që planifikoni ta përdorni në gatime.
7.Mos përdorni mishin që nuk ka aspak yndyrë
Edhepse shumica e njerëzve nuk e duan mishin e yndyrshëm ose janë të kujdesshëm në lidhje me atë se çfarë konsumojnë, prapëseprapë mishi që ka pak yndyrë është shumë më i shijshëm sesa ai që nuk ka fare. Prezenca e yndyrës e bën gjellën më të lëngshme, më të butë dhe më të shijshme. Prandaj, mos i thuani “jo” mishit me yndyrë./ Me shije
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...