Një nga frutat më të dobishëm për njeriun është padyshim limoni. Ky i fundit është veçanërisht efikas për lëkurën tonë. Ne mund ta përdorim lëngun e limonit për të trajtuar probleme të shumta të lëkurës, pasi ky i fundit është përfshirë në shumë kremra kozmetike, maska dhe scrubs.
Aplikoni pak lëng limoni në një copë pambuku. Vendoseni në fytyrë para se të shtriheni për të fjetur. Në mëngjes, lëkura juaj do të jetë e shndritshme dhe e freskët.
Flokët e tu do të jenë me më shumë shkëlqim se kurrë! Ju duhet thjesht dhe vetëm të aplikoni lëng limoni në flokët tua, ta lini për pak çaste dhe më pas të bëni shpëlarjen e zakonshme. Do të mrekulloheni nga vetitë e tij!
Nëse keni probleme me aknet, njollat e zeza, pigmentin, limoni është gjëja e duhur për ju. Aplikoni pak lëng limoni në një copë pambuku. Lëreni në zonë që i nevojitet për 15 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të bollshëm.
Temperaturat e ftohta, lëkura e thatë ose vitaminat e pamjaftueshme mund të bëjnë që buzët tuaja ose lëkura të plasaritet. Aplikoni pak lëng limoni direkt në buzët tuaja ose lëkurën e ashpërsuar dha ajo do të bëhet shumë më e butë dhe e hidratuar!
Vendosni pak lëng limoni në atë zonë të lëkurës ku keni pika të zeza dhe e lini të qëndrojë për pak kohë.
Limoni forcon thonjtë tuaj dhe i bën ato më të fortë. Hidhni disa pika limon në një enë me ujë dhe mbani gishtërinjtë brenda, për pak çaste.
Përgatitni deodorand në kushte shtëpie me lëngun e limonit. Ju duhet tërshërë e bluar, mjaltë dhe pak lëng limoni. Aplikojeni atë nën sqetulla dhe e lini për 60 minuta. Shpëlajeni më pas atë me ujë të vakët. Nuk do të djersiteni aspak dhe bluzet tuaja nuk do të kenë shenja njolle!
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...