7 llojet e dashurisë sipas psikologëve

15:47 | 15 Shtator 2018
Arbresh.info

Shkencëtarët dhe psikologët gjithmonë janë munduar ti japin zgjidhje pyetjes: “Çfarë është dashuria?!” Në vitin1980 psikologu amerikan Robert Stenberg zhvilloi një teori rreth dashurisë që përfshinte tre pika (intimitetin, pasionin dhe angazhimin). Sipas tij këto ishin pjesët kryesore në të cilën mbështetej kjo ndjenjë kaq e përfolur në këngë, filma, poezi etj. Pastaj këtyre 3 çështjeve iu shtuan edhe 4 të tjera. Më poshtë janë 7 llojet e dashurisë sipas Stenberg:

  • Dashuria pasionante: Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashuria ka shumë pak mundësi që të kthehet në diçka serioze me kalimin e kohës.
  • 2-Pëlqimi: Në këtë lloj dashuria njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jene gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqëri.
  • Dashuri boshe: Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë apo ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.
  • Dashuria e zakonshme: është e njohur nga shumë prej jush. Është lloji më i përhapur i një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri-tjetrit dhe e çojnë angazhimin e tyre në martesë dhe në krijimin e një familje.
  • Dashuria romantika: Kjo dashuri përfshinë pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit po nuk janë gati që të marrin hapa të tjerë.
  • Dashuria që të shoqëron gjithë jetën: Kjo dashuri përfshinë dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimin e viteve kjo dashuri mund të kthehet në perfeksion.
  • Dashuria e përkryer: Kjo ka tre lloje të cilësive kryesore që përmendem edhe në fillm të artikullit, pasionin, intimitetin dhe angazhimin. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që të tre-ja janë bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme