7 këshilla si të shpëtoni nga paraliza e gjumit

09:55 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

Paraliza e gjumit është një gjendje shumë e keqe ku ju rrini të ngrirë në një vend dhe ndjeni sikur duhet të ikni nga diçka e frikshme.

Megjithatë paraliza e gjumit nuk është teknikisht një makth.

Ajo është rezultat i hyrjes nga një gjumë i thellë dhe daljes nga ky proçes.

Ju jeni akoma disi të vetëdijshëm, por mendja juaj duket sikur luan me ju duke e bërë gjithçka edhe më të frikshme.

Lexoni këto shtatë këshilla për të marrë kontrollin dhe ta nxirrni veten jashtë nga kjo situatë.

 

  1. Qëndroni të qetë

Kjo ndoshta mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të zbatohet sidomos kur të vjen një situatë e pakalueshme nga e cila nuk arrin të shpëtosh.

Ekspertët sugjerojnë që mos të përpiqeni për të luftuar situatën sepse kjo mund ta përkeqësojë atë edhe më shumë Luftimi i situatës, rrit frikën duke shkaktuar probleme në qendrat emocionale të trurit shpjegon DreamStudies.org.

 

  1. Ngadalësoni frymëmarrjen

Frika mund të shkaktojë çrregullim të frymëmarrjes ose ta ndërpresë atë krejtësisht.

Nëse kontrolloni frymëmarrjen tuaj, ju do të kontrolloni frikën tuaj dhe ndjenjat tuaja të dhimbjes së kraharorit do të pakësohen.

Frymëmarrja e thellë është çelësi për zgjimin.

Mundohuni të merrni frymë pa pengesa dhe do të zgjoheni pa probleme pas pak sekondash.

 

  1. Shkundni njërën shputë

Ndërsa aftësia juaj për të lëvizur pjesën më të madhe të muskujve duket se është zhdukur ju ende mund të jeni në gjendje të merrni veten duke u përpjekur të lëvizni një gisht të këmbës.

Kjo gjë mund ta ndihmojë trurin të kuptojë që nuk jeni duke ëndërruar.

 

  1. Mos flini të kthyer me shpinë

Kjo është më tepër një masë parandaluese ​​sesa një mënyrë për të dalë nga paraliza e gjumit, por shumë burime, duke përfshirë wikiHow, vërejnë se si fjetja në shpinë mund të rrisë gjasat e përjetimit të këtij problemi.

 

  1. Kthejeni atë në një ëndërr të kthjellët

Përvojat e tilla mund të jenë shumë interesante dhe jo të frikshme.

Disa njerëz nxisin paralizën e gjumit me qëllim që ata të mund të fillojnë një ëndërr të kthjellët ku kanë kontroll.

Relaksimi total dhe ndërgjegjësimi i vetëdijshëm janë çelësat për ta arritur atë sepse trupi juaj është teknikisht, në gjumë, ndërsa mendja juaj është e vetëdijshme.

 

  1. Bëni një fytyrë

Një nga mënyrat më efektive për të dalë nga gjendja e paralizës është të bëni një fytyrë sikur të keni nuhatur diçka të pakëndshme në mënyrë që të lëvizni buzët dhe muskujt e fytyrës.

Gjithashtu mund të lëvizni sytë për të dalë nga kjo gjendje.

 

  1. Stërvit dikë që t’iu zgjojë nga kjo gjendje

Nëse flini së bashku me një partner, ose keni dikë aty pranë që e di që ju vuani nga paraliza e gjumit, ju mund t’i mësoni ata që t’iu zgjojnë kur hyni në paralizën e gjumit.

Tregojini shenjat që keni dhe sigurohuni që ata mos t’iu zgjojnë në mënyrë të dhunshme.

Një zhurmë nga jashtë mund të jetë e mjaftueshme për të dalë nga kjo gjendje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme