Lista më poshtë është një udhëzues i detajuar që do ta përmirësojë goxha aftësinë tuaj për të flirtuar, sigurisht nëse arrini në përfundimin se s’jeni edhe aq mjeshtre sa mendonit. Mos u shqetësoni, ka gjithmonë një herë të parë.
Prekni parakrahun e tij
Mendojeni kështu: Do të preknit ndonjëherë një parakrah që i përket dentistit apo profesorit tuaj? Sigurisht që jo sepse sa për dijeni, edhe kjo është një zonë erogjene. Kur të jeni gati, bëni një prekje të lehtë, jo kapje, në mënyrë që ai të dyshojë a ishte e vërtetë apo thjesht po imagjinonte, shkruan Bustle.
Mos i ngulni sytë
Mendojeni kontaktin sy më sy më shumë si një shikim hajduti sesa ngulje sysh prej psikopati. Shiheni atë në sy dhe numëroni deri në tre (jo me zë!). Tani shihni poshtë me ngadalë dhe akoma më ngadalë se kaq, shihni sërish lart. Ju garantojmë se në tre minutat e ardhshme personi përballë do t’ju qerasë me një gotë.
Mos e kërkoni me ngulm bisedën
Moti është një temë e mërzitshme, po ashtu si filmat, librat e lexuar së fundmi dhe njerëzit e shumtë në lokal. E dini çfarë nuk është e mërzitshme? Një femër me vetëbesim që afrohet dhe thotë “Ç’kemi”. E shihni? Boooom!
Kontraktoni qepallat e poshtme
Me siguri nuk e keni bërë kurrë më parë këtë. Seriozisht, duhet ta provoni. Ju krijon një picërrimë të lehtë të syve që tregon se po dëgjoni. Dhe meqë të gjithë jemi nga pak egomanjakë, një njeri që të dëgjon është gjithmonë tundues.
Pini diçka
Po jo më shumë se një diçka, ose dy. E dimë që mendoni se jeni të lezetshme kur jeni pak të pira, por seriozisht…nuk jeni! Të kesh kontroll mbi të gjitha funksionet e trupit gjatë gjithë kohës është seksi.
Dini ku të vini gishtin
Fillimisht, rrituni! E kishim fjalën për vendosjen e gishtit në buzën e gotës dhe lëvizjen delikate rreth saj. Ose një ide më e mirë, luani në mënyrë të pavëmendshme me varësen. Sytë do të ndjekin gishtat, citon Anabel.
Jini të vëmendshme me sytë
Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vazhdoni të dëgjoni, por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Ok, boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur./lapsi/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...