7 Hapa të thjeshtë e të garantuar që përshpejtojnë metabolizmin tuaj

18:01 | 4 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nëse po planifikoni të humbni disa kilogramë shtesë dhe të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, gjëja e parë që duhet t’i kushtoni vëmendje është metabolizmi juaj.

Nëse është i ngadaltë, asnjë lloj diete nuk do të japë rezultatin e dëshiruar.

Do t’ju njohim me 7 hapa të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë të rritni metabolizmin tuaj. Mundohuni t’i bëni ato një zakon dhe rezultati nuk do t’ju zhgënjejë.

 

Hapi i parë – Pini më shumë ujë

Nëse pini më pak se sasia e rekomanduar e ujit çdo ditë, trupit tuaj i mungojnë “mjetet” për djegjen e kalorive në mënyrë efikase.

 

Për më tepër, mëlçia juaj duhet të punojë dy herë më shumë për të kompensuar lëngjet e humbura. Sigurohuni që të pini shumë ujë dhe çaj jeshil gjatë ditës për të përshpejtuar metabolizmin tuaj.

 

Hapi i dytë – Hani produkte organike

Ne e dimë se konsumimi i ushqimeve organike mund t’ju kushtojë më shumë në ditët e sotme, por ne ju premtojmë se ia vlen!

 

Ushqimet organike nuk përmbajnë helmet dhe hormonet e rritjes që përdoren në ushqimet e OMGJ-ve të cilat vetëm sa çojnë në ngadalësimin e metabolizmit tuaj. Konsumimi i këtyre ushqimeve organike do t’i japë metabolizmit tuaj një shtysë dhe ju do të vini re një shije të përmirësuar në frutat dhe perimet tuaja!

 

Hapi 3 – Zgjohuni më herët!

Zgjimi më herët ju ekspozon ndaj rrezeve të hershme të diellit në mëngjes, i cili është lidhur gjithmonë me një indeks të reduktuar të masës trupore.

 

Jo vetëm kjo, duke u zgjuar më herët, gjithashtu përfshini orën tuaj të brendshme të trupit në një ritëm shumë më të shëndetshëm, më produktiv, i cili ndihmon në përmirësimin e metabolizmit tuaj.

 

Hapi 4 – Hani ushqime “mike” të metabolizmit

Po, ekziston një term i tillë: “ushqime miqësore me metabolizmin”, të cilat mbështesin pozitivisht metabolizmin tuaj.

 

Ushqime të tilla përfshijnë produktet e qumështit të cilat përmbajnë kalcium që ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe në rritjen e muskujve.

 

Për më tepër, ushqimet e pasura me hekur përmirësojnë transportin e oksigjenit dhe kripa e jodizuar do të mbështesë gjëndrat tiroide … të gjitha këto do të ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit tuaj.

 

Hapi 5 – Bëni më shumë aktivitet fizik!

Kjo duket si diçka e kuptueshme, por është e vërtetë se rritja e nivelit tuaj të ushtrimit fizik do të bëjë mrekulli për metabolizmin tuaj dhe humbjen e peshës në përgjithësi.

 

Kombinuar me rritjen e konsumit të kalciumit, siç theksohet më lart, së shpejti do ta ktheni yndyrën në në muskuj!

 

Hapi 6 – Adaptoni një dietë të shëndetshme

Ka kaq shumë përkufizime të ndryshme të një diete të shëndetshme, por më e thjeshta që duhet të ndiqni kërkon që ju të bëni zgjedhje të mençura.

 

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të lehta dhe meze çdo 3-4 orë për të mbajtur metabolizmin tuaj aktiv.

 

Zgjedhja e asaj që hani është gjithashtu e rëndësishme, flakini ato pijet e gazuara dhe favorizoni ujin ose çajin dhe karbohidratet e shëndetshme si banane dhe makarona me grurë të plotë kundrejt ushqimeve të pashëndetshme si patatet e skuqura dhe donuts.

 

Hapi 7 – Ulni nivelet e stresit

Ka arsye të panumërta përse stresi konsiderohet i keq për shëndetin tonë, por në mesin e tyre është tundimi për t’u mbingopur me karbohidrate.

 

Për më tepër, trupat e stresuar nuk janë në gjendje të relaksohen dhe si rrjedhojë, metabolizmi i tyre ngec. Gjeni mënyra të shëndetshme për të nxjerrë dufin në mënyrë që të mos tundoheni për t’iu drejtuar kutisë me ëmbëlsira!

 

Ja ku i keni! 7 mënyra të thjeshta për të rritur metabolizmin tuaj.

 

Ndërsa këto hapa janë mjaft të thjeshtë, mund të kërkojë pak kohë për të ndryshuar “të vjetrat”, kështu që përpiquni të adaptoni një ndryshim të ri çdo ditë të javës.

 

Duke prezantuar ngadalë ndryshime të reja, trupi dhe mendja juaj do të jenë shumë më të harmonizuara dhe në gjendje t’i mbajnë në afatgjatë zakonet e tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme