Vajzave shpesh herë iu thuhet se mund të bëhen çfarëdo që dëshirojnë në jetë, por rrallëherë herë specifikojmë se çfarë gjëra vajzat mund të bëjnë pavarsisht mesazheve në të kundërtën.
Por, duhet t’ua themi atyre, sepse forcat që i mbajnë femrat janë të fuqishme dhe meritojnë një përgjigje po aq të fuqishme. Gjithashtu, duhet theksuar atyre se mund – dhe duhet – të bëjnë gjërat pa frikë dhe turp.
Këtu janë disa gjëra që duhet të mësojnë vajzat tona – dhe gjithë të tjerat, që t’i bëjnë me shumë krenari dhe pa kërkuar falje apo u penduar.
Të shprehin inteligjencën
Marrin hapësirë
Vajzat janë mësuar të jenë të vogla, si fizikisht por edhe metaforikisht, për të shmangur ballafaqimin me procesin e të frikësuarit. Kjo mund t’i çojë deri në nevojën e të kërkuarit vazhdimisht falje, të ulen dhe ngriten në mënyrë jo-impozante, madje edhe të kufizojnë dietat e tyre. Për fat të keq, këto janë sjelljet e njejta që i shpiejnë njerëzit për t’i marrë më pak seriozisht se të rriturit. Duhet t’i mësojmë vajzat që të kërkojnë vëmendjen, qoftë e pëlqyeshme apo jo për njerëzit, për shkak se ato e meritojnë këtë.
Të luajnë me lodrat e “djemve” (nëse dëshirojnë)
Ashtu sikur meshkujt që mund të luajnë me kukulla dhe kafshë pellushi, edhe vajzave iu lejohet të luajnë me makina dhe pajisje sportive. Duke i blerë fëmijëve një shumëllojshmëri të lodrave, ne jo vetëm që u tregojmë atyre se mund të jenë çfarë ato zgjedhin dhe duan, por edhe t’u japim mundësinë të ushtrojnë pjesë të ndryshme të trupit dhe mendjes së tyre. Lodrat nuk duhet të jenë gjinorë që të jenë të vlefshme.
Një mënyrë tjetër për të fuqizuar fëmijët që të shprehin veten e tyre është t’i lejojmë të veshin çdo gjë që duan ato, pavarsisht a janë fustane apo atlete, ose të dyja së bashku.
Të laturisen (të jenë të pista)
Pjesë e kënaqësisë për të qenë një fëmijë ëshë të luajturit jashtë, e cila në mënyrë të pashmangsshme të çon pak në ekspozim. Duke iu mohuar kjo vajzave se nuk bën të ekspozohen se nuk është sjellje e hijshme, ndikon që presioni i tepërt t’i bëjë më pak aktive, aventureske dhe plot vetëbesim. Një num i madh i studimeve tregojnë se femrat që angazhohen në sport arrijnë arsimim më të lartë dhe ngritje në karrierë si të rritur, kështuqë nuk duhet t’i mbajmë asesi brenda.
Të miqësohen me meshkuj
Shumica e femrave frikësohen nga fakti i të miqësuarit me djemtë pasi njerëzit do të mendonin se ata janë duke kaluar me njëri-tjetrin apo janë në ndonjë lidhje. Por, miqësia nuk njeh gjini, dhe ndarja e tillë përfundon në avancimin e stereotipeve gjinore dhe pabarazitë.
Të duan vetveten
Njerëzit, veçanërisht femrat, shpesh herë nisen në të sigurtë, por mësojnë që ta minojnë veten më vonë nga frika e të qenurit arrogantt. Por, për aq kohë sa që ju nuk mendoni se jeni më e mirë se të tjerët, nuk ka asgjë të keqe që të mbivlerësoni veten.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...