Nuk duam të nënvlerësojmë rëndësinë e dy fjalëve më të bukura ‘Të dua” që edhe pas 5 vitesh lidhje, sërish kanë fuqinë ta bëjnë zemrën të rrahë fort në ditën e Shën Valentinit.
Por ka dhe disa fjalë të tjera që kanë fuqi të ndryshojnë marrëdhënien tuaj dhe që mund t’i mësoni më poshtë:
1.Mund t’ia dalësh. Po, partneri mund të jetë nxitësi më i mirë i tifozëve edhe nëse tifozja e tij e vetëm je ti.
2.Jam krenar për ty. Gjëja më e mirë që mund të bëjë partneri është të shprehë krenarinë që ndjen për arritjet e saj.
3.Je e bukur. Nuk ka fjalë më të bukura sesa të dëgjosh “Je e bukur” nga goja e partnerit që të sheh me apo pa makijazh.
4.Të vlerësoj. Një mashkull duhet të dijë të vlerësojë përpjekjet e partneres së tij që në fakt janë përpjekje në shërbim të dashurisë.
5.Le të dalim në një takim. Rutina e vret pasionin dhe kështu, në ven dqë të shihni TV atë natë, më mirë dilni në një takim romantik.
6.Të mbështes. Një femër gjithnjë do të dijë nëse e ka mbështetjen e partnerit në çdo hap të rëndësishëm që bën.
7.Më fal. E kemi fjalën për atë situatën kur të duhet të thuash këto fjalë: E kuptoj përse je kështu, ndihem keq që të kam çuar në këtë situatë, dhe do të bëj çmos për t’u siguruar që nuk do të ndodhë më.
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit