Thuhet se dita e mirë shihet në mëngjes, ndaj pse të mos besojmë që dhe bukuria e flokëve fillon që në momentin që i lajmë !
Nuk mund të prisni të keni flokë të gjatë e të shëndetshëm brenda natës vetëm prej përdorimit të një maske, por duhet të mësoni rreth vlerave ushqyese për të cilat kanë nevojë flokët, gabimet që bëjmë me to që shkaktojnë rënien e tyre e truket për flokë të shkëlqyeshëm e plot volum.
Duke qenë se Living ka publikuar një sërë maskash për bukurinë e flokëve, sot po ndan 7 këshilla praktike që duhet t’i keni parasysh kur lani flokët.
1) Zgjidhni produkte pa sulfur. Ky është pikërisht kimikati që shkakton reaksionin e shkumës, por që nuk bën asgjë më shumë sesa dëmton flokët tuaj
2) Nuk është e nevojshme t’i lani flokët pas palestrës apo stërvitjes, pasi djersa nuk e bën flokun më të papastër. Ajo që duhet të bëni është të thani flokët me tharëse. Nëse thjesht nuk i duroni dot ashtu, lajini me ujë të ftohtë e të bollshëm pa përdorur shampo.
3) Mos i prekni flokët! Sa më shumë t’i prekni flokët aq më shumë do t’i yndyrosni.
4) Përdorni shampon të thatë. Ky produkt është tejet i nënvlerësuar, kur në fakt duhet të jetë një produkt thelbësor. Shampot e thata në trajtë pudre kanë aftësinë të largojnë yndyrën e tepërt nga flokët pa i dëmtuar ato.
5) Përpara se të aplikoni shampon në flokë, sigurohuni që të jenë të lagur. Për një shpërndarje sa më efikase duhet që shampon ta hidhni në dorë e më pas të shkumoni flokët.
6) Balsami duhet aplikuar vetëm në majat e flokëve dhe jo që në rrënjë
7) Shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë. Kjo gjë do të mbyllë poret duke mbajtur lagështinë brenda rrënjëve të flokëve dhe do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...