Për një marrëdhënie të shëndoshë dhe të lumtur, të dy palët duhet të bëjnë maksimumin.
Me atë që dëshironi të kaloni jetën, të ndani ëndërrat, të kujdeseni, duhet gjithnjë ta bëni të ndjehet krenar para teje, miqve dhe familjes, transmeton portali arbresh.info
Për të forcuar edhe më shumë lidhjen tuaj, mos harroni të bëni këto gjëra të thjeshta.
E qeshura do të të sjellë harmoni në ditët e lodhshme. Është dëshmuar se redukton stresin. Qeshni, sepse këtë veprim e bëjnë edhe fëmijët në mitër. Më pas, përqafojeni dhe putheni partnerin sa herë del nga shtëpia dhe po me të njejtat sjellje priteni kur kthehet.
I thoni atij që duket bukur, sepse komplimentet nuk janë vetëm për gra. Komplimentojeni për elegancën dhe forcën që ka.
Falenderojeni partnerin tuaj që ju zgjodhi juve për të ndarë ëndërrat. Ai ju zgjodhi juve në mes të miliarda njerëzve, prandaj duhet të ndjehni mirë.
Dëgjimi është një aftësi që sjell gjëra pozitive. Të dëgjosh do të thotë të përkushtohesh. Partneri juaj do të bëhet edhe më kurioz të komunikojë me ju, nëse ai e vëren se ju jeni duke e dëgjuar.
Për të kaluar kohën bashkë, nuk do të thotë vetëm që të dilni në restaurant. Një moment i bukur mund të jetë edhe nëse gatuani bashkë, ose nëse luani ndonjë lojë në shtëpi. Bisedoni me partnerin për ditën tuaj dhe pyeteni për ditën e tij. Gjatë kësaj periudhe ju mund të ndani bashkë edhe qëllimet.
Pavarësisht se si ëndërrojmë të na shkojnë planet, ndonjëherë ndodh që gjatë rrugës të kalojmë nëpër vështirësi të pamenduara. Me pak përkushtim dhe kurajo, ju mund të bëni shumë për partnerin tuaj.
Thuajani përmes fjalës, përmes një mesazhi, emaili, mediave socale, etj. Thuaja kur të zgjohesh dhe kur të flesh. Kjo fjalë mund t’i jap atij shumë kurajo për të vazhduar tutje./arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...