Google ADS

7 gjëra të çuditshme që mund t’i ndodhin trupit tuaj kur jeni të eksituar

01:07 | 10 Mars 2017
Trina Galanxhi

Sigurisht që nuk kemi nevojë që dikush të na tregojë gjërat themelore se si ndryshon trupi juaj kur jeni të ndezur apo eksituar.

Frymëmarrja juaj përshpejtohet, ju lageni aty poshtë, thithat tuaja ngurtësohen, truri ndezet etj.etj. Por, janë edhe disa gjëra tjera më pak të dukshme dhe më interesante – mënyra se si trupi i njerëzve përgjigjet gjatë eksitimit.

Në vazhdim po ju paraqesim disa nga gjërat e çuditshme, madje ndonjëherë bezdisëse, por me raste edhe të dobishme që potencialisht mund të ndodhin me trupin tuaj.

Pjesë të trupit tuaj ndjehen të mpirë apo të paralizuar. Kjo nuk i ndodhë secilit, por disa persona theksojnë se mund të ndjejnë mpierje të fytyrës apo paralizim gjatë seksit. Kur jeni të eksituar, sidmos para orgazmës, mund të jeni të tensionuar dhe tërë stimulimi mund të ketë efekte ngacmuese në gjithë trupin. Nëse kjo ju ndodhë juve, mos u alarmoni – mund të duket diçka qesharake, por që është mëse normale.

Ju teshtini. Po! Disa njerëz mund të teshtijnë gjatë eksitimit apo orgazmës së tyre. Shkencëtarët mendojnë se kjo është mëse normale dhe mund të rrjedh nga sistemi parasimpatik nervor, i cila aktivizohet edhe gjatë seksit edhe teshtitjes.

I mbyllni sytë më shpesh. Kur jeni të eksituar, ose emocionalisht ose fizikisht- sytë tuaj hapen dhe mbyllen më shpejtë. Seksologu Tracey Cox beson se kjo ndodhë sepse sa më shumë emocional të jeni, aq më e rëndësishme është që sytë tuaj të pastrohen nga lotët e mundshëm.

Ju mund të toleroni gjëra vulgare. Kur jeni të eksituar, ju bëheni shumë lehtë vulgarë. Sipas një studimi thuhet se pas shikimit të pornogafisë, femrat ishin më pak të prirura të neveriten nga pamje të rënda si feces, kufoma apo të vjella.

Ju bëheni më të guximshëm. I njejti studim që zbuloi se femrat mund të tolerojnë imazhe të neveritshme më shumë kur janë të ndezur si dhe të shohin imazhe të frikshme me lehtësi të madhe. Pamje të ujqërve, peshkaqenëve, zjarret dhe tornadot ishin vlerësuar si më pak të frikshme pas një seance të mirë të shikimit pornografik.

Mund të keni kokëdhembje. Disa persona e kanë të pamundur të kënaqen seksualisht pa ndonjë dhimbje koke. Disa persona kanë dhimbje të hatashme të kokës apo të qafës gjatë eksitimit, gjë që dhimbja intensifikohet edhe më shumë me arritje të orgazmës. Kjo ndoshta nuk paraqet ndonjë çështje serioze por që ua vështirësojnë kënaqësinë.
Toleranca juaj e dhimbjes rritet. Një tjetër studim ka zbuluar se femrat gjatë masturbimit të tyre, pragu i dhimbjes dyfishohet. Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se gratë kanë përjetuar më pak dhimbje gjatë lindjes përderisa fëmija ishte duke kaluar nga zona G-spot.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme