7 gjëra që bëjnë dermatologët për lëkurë të mrekullueshme!

15:37 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Ato praktikojnë atë që e predikojnë…

Kur është fjala për kujdesin e lëkurës, nuk ka mënyrë më të mirë për të ditur se çfarë funksionon në të vërtetë në praktikimin e rutinave personale të përditshme. Pas të gjithave, ato janë ekspertë dhe ja disa nga këshillat që ato na sugjerojnë për lëkurë të mirë e të freskët.

Ato pastrojnë lëkurën butësisht
Të pastroni ashpër lëkurën sikur kurrë mos ta keni larë nuk preferohet aspak. Një mënyrë më e mirë për ta pastruar lëkurën është butësisht me anë të ndonjë produkti që nuk ia hjek tërësisht vajrat natyralë. Aplikoni pastruesin me majat e gishtërinjve që të reduktoni irritimin e mundshëm. Provoni vajra mineralë apo me bazë qumështi që i jep qëndrueshmëri përbërjes suaj duke larguar papastërtitë dhe duke e lënë lëkurën të pastër.

Ato kurrë nuk dalin nga shtëpia pa aplikimin e kremit me faktor mbrojtës
Gjërat esenciale që merrni nga shtëpia janë celulari, kuleta dhe kremi me faktor mbrojtës. Sipas dermatologëve, mbrojtja ndaj diellit duhet të jetë në listën tuaj kryesore çdo mëngjes para se të dilni nga shtëpia. Edhe nëse temperatura është e ulët, dielli sërish lëshon rreze ultravjollcë. Për më tepër, një dozë ditore e kremit me faktor mbrojtës ju bën të dukeni më të rinj dhe paraqet produktin më të mirë kundër plakjes që mund ta gjeni ndonjëherë.

Ato akumulojnë të gjitha llojet e maskave të fytyrës
Nëse lëkura juaj ka tendencë për të ndryshuar nga java në javë ose muaji në muaj, ju mund të grumbulloni një arsenal të tërë maskash për të marrë trajtimin e duhur të lëkurës suaj. Për shembull për dimër ka maska speciale gjatë ditëve të ftohta të dimrit, maska për natën para gjumit. Maska verore që janë të lehta e freskuese, por të gjitha me përbërje ushqyese.

Dermatologet punojnë aq shumë në mirëmbajtjen e lëkurës së tyre sepse nuk dëshirojnë të kenë ndjesinë e grimit në fytyrë. Këto i përmbahen formulave të lehta themelore, që japin pamje të freskët, të qëndrueshme dhe sigurojnë mbrojtje në spektër më të gjerë.

Ato zgjedhin produkte me funksion të dyfishtë
Nuk është fare çudi që dermatologet me oraret e tyre të zëna të pëlqejnë më shumë produktet multi-funksionale të grimit. Këto edhe i kursejnë në kohë edhe shërbejnë si mbrojtës por edhe produkt grimi.

Ato luftojnë krijimin e linjave gjatë natës
Retinolet janë pjesë përbërëse e regjimit të tyre anti-plakje. Lëkura juaj riparohet përderisa ju bëni gjumë duke i dhënë një përbërje që rrit prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e qelizave të lëkurës. Aplikoni një krem retinol për të trajtuar linjat e imëta si dhe tonifikimin jo të barabartë të lëkurës.

Ato nuk anashkalojnë hidratuesin
Shmangia e hidratuesit vetëm për shkak se keni lëkurë të yndryshme, mund të shkaktojë prodhimin edhe më tepër të vajit në lëkurë. Në vend të kësaj, përdorni një hidratues të lehtë, për rezultate më të mira, përdorni një serum me hidratim të veçantë. Ekstrakti brenda serumeve hidratuese funksionon për të gjitha llojet e lëkurës duke shmangur kështu shenjat e dukshme të plakjes. Për më tepër, jep një shkëlqim të shëndetshëm. Përdoreni atë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme