Gënjeshtrat mund të jenë të përgatitura në mënyra të ndryshme por edhe për shkaqe të ndryshme, mirëpo këto janë ato 7 gënjeshtra të cilat më së shpeshti mashkulli ia thotë femrës për të dalë nga vështirësitë, në mënyrë që të mos e lëndojë partneren.
Mirëpo femrat e dinë se ato janë gënjeshtra dhe edhe pse janë të bardha, gënjeshtra e thënë në fytyrë dhemb.
“Gjithmonë vetëm për të fantazoj dhe mendoj”. Femrat e dinë që kjo nuk është e vërtetë sado që mashkulli të përpiqet ta bindë apo e kundërta. “Si mund të të shkojë mendja që unë të mendoj për ndonjë tjetër?”
Gënjeshtër e kulluar! Do ta thotë atë në çastin derisa është duke menduar se si do të ishte më mirë që partnerja e tij të shkonte së paku për një ditë tek e ëma.
Nuk kanë qejf kur i kapin duke dremitur në punë apo ndërsa shikojnë ndonjë film. Menjëherë, në shumicën e rasteve, do të thonë: Kush, unë? Jo, nuk kam fjetur.
Madje edhe kur kapen me “presh në dorë”, meshkujt nuk do të pranojnë se i kanë “studiuar” dekoltenë, vithet dhe këmbët asaj biondeje, e cila ka kaluar pranë jush me taka super të larta. Madje mund edhe t’ju akuzojë që po shfaqni paranojë dhe xhelozi të paarsyeshme dhe se vetëm po kërkoni “shkas për t’u grindur”.
Femrat e dinë që ka harruar, mirëpo kur e pyesin, menjëherë do të marrin si përgjigje: Nuk kam harruar, por kam pasur punë dhe obligime të tjera.
Edhe pse keni ndjerë tymin cigares tek ai apo madje e keni kapur duke pirë cigare fshehtas, do ta mohojë këtë. Dhe jo vetëm kaq, mund t’ju akuzojë që po e sulmoni pa arsye, sepse “ajo aromë tymi ka mbetur nga ndonjë person tjetër i cili ka pirë afër tij apo ka qenë në kafene ku kanë tymosur shumica”.
Kur femrat t’i pyesin kur do të rregullojnë diçka, mashkulli do të përgjigjet “Nesër do ta rregulloj”, edhe nëse nuk dëshiron ta zgjidhë atë së shpejti, aq më parë nesër. “Nuk mundem tani, po më mungojnë veglat, nuk mundem tani, jam i lodhur, tani po shikoj ndeshjen në TV, nuk është urgjent – do të rregullohet nesër…! Dhe kjo “nesër do ta…” zgjasë disa muaj.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...