Në ueb-faqen Real Simple, një artikull shpalosë 7 gabime që ne i bëjmë kur e pastrojmë shtëpinë, transmeton Klan Kosova:
1.Vendosja e të gjitha enëve në drejtimin e njejtë në makinën e enëve. Vendoseni një lartë, një poshtë për një pastrim më të thellë dhe të barbartë.
2.Larja e dritareve në një ditë me diell. Kjo sepse pastruesi i xhamave thahet shpejtë në dritë direkte të diellit dhe mund të shkaktojë njolla në xhama.
3.Të vëni (pastrues) spërkatës drejtperdrejt në sipërfaqe. Kjo metodë funksionon për sipërfaqet që janë ekstremsht të ndyra, por jo në praktika të përditshme sepse lënë prapa mbetje.
4.Të pastroni me duar të zhveshura. Në këtë mënyrë lëkura juaj absorbon substanca nga më të ndryshmet.
5. T’i trajtoni njollat e lëngshme në tepih vetëm siperfaqësisht. Trajtimi i tillë nuk është afat-gjatë.
6.Ta vendosni brushën e dhëmbëve në mbajtëse menjëherë pasi që e shpërlani. Lagështia sjellë baktere, andaj thatësia e brushës ka rëndësi.
7.Ta konsideroni të pastër një sfungjer të shpërlarë. Ushqimi dhe bakteret gjenden në të çarat e sfungjerit, andaj shpërlarja nuk mjafton.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...