Ditët po vijnë duke u shkurtuar, temperaturat po ulen dalëngadalë dhe dimri është shumë afër nesh, gjë që nënkupton se jeni duke menduar rreth përgatitjeve dimërore për muajt në vazhdim. Një nga blerjet kryesore për dimër janë një palë çizme të mira, por janë disa gabime të zakonshme që njerëzit i bëjnë gjatë përzgjedhjes së çizmeve dhe dëshirojmë të sigurohemi që ti shmangeni të gjitha shpenzimeve!
Çizmet dimërore janë një investim, sidomos nëse jetoni në një klimë të ftohtë, kështuqë nuk është e hijshme të tregoheni i pakujdesshëm pasi shëndeti është mbi të gjitha. Ekzistojnë disa gjëra që mund ti bëni për ti mbajtur çizmet në formë të mirë.
Që nga zgjedhja e ngjyrës së papërshtatshme me të gjithë veshjen e deri te mos kujdesi i duhur i tyre, po ju paraqesin 7 gabimet e mëdha që mund ti bëni, kur bëhet fjalë për çizmet dimërore.
1. Nuk i bleni me çmim të arsyeshëm dhe cilësi të mirë
Është shumë lehtë që ta bindni veten për të blerë çizme të lira përshkak se i vishni ato vetëm për një sezonë, por duhet të përpiqeni të gjeni një palë të cilësisë së lartë dhe me një çmim të arsyeshëm. Nga ana tjetër, vetëm sepse bleni çizme të shtrenjta, nuk do të thotë se ju mbajnë këmbët të ngrohta dhe pa lagështi. Kërkoni për cilësi të mirë.
2. Të zgjedhni një ngjyrë që nuk përputhet me asnjë nga veshjet tuaja
Nëse visheni kryesisht me ngjyrë të zezë, nuk ka kuptim nëse bleni çizme të ndritshme ngjyrë të kuqe. Tentoni të bleni këpucë apo çizme që përshtaten sadopak me garderobën tuaj që të mund ti kombinoni më së miri ato.
3. Të zgjedhni çizme në modë, ndërsa jo funksionale
Ndoshta mund të keni ngulitur mendjen se ato çizme prej lëkure dhe me take të larta janë zgjedhja më e mir për këtë dimër, por mund ta keni gabim. Unë nuk po them që çizmet duhet të jenë të shëmtuara, mirëpo ju nuk duhet ti bleni ato vetëm sepse janë të bukura. Zgjidhni një palë që janë praktike dhe të bukura.
4. Të zgjedhni çizme jo të madhësisë së duhur
Gjithmonë merrni në kosnideratë llojin e çorapeve që vishni me çizmet tuaja. Ato mund të përshtaten ndoshta me çorape të holla, por nëse vishni çorape të leshta mund të ju pengojnë në gishtat e këmbëve. Planifikoni mirë zgjedhjen.
5. Nuk jeni në gjendje të ecni me çizmet
Duhet të gjeni llojin sa më praktik sepse nëse rrëshqitni gjatë tërë kohës, nuk do të ndjeheni rehat në to. Sigurohuni që çizmet tuaja të jenë super të rënda, që edhe nëse ecni nëpër dëborë të mos bëni ndonjë aksident duke u rrëzuar.
6. Nuk i mbroni ato
Sinqerisht, mund ti shpëtoni çizmet tuaja me elemente mbrojtëse si sprej apo llak nën to. Kjo mund të zgjasë jetën e çizmeve tuaja dhe do ti ruani më gjatë.
7. Nuk i pastroni ato
Mirëmbani çizmet tuaja duke i pastruar ato rregullisht. Mos i lejoni që njollat ti dëmtojnë ato. Mbani të freskëta dhe të pastra disa herë gjatë dimrit./femra.net/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...