“Meshkujt preferojnë biondet”, thoshte Howards Hawks në vitin 1953. Sot gjërat duket se kanë ndryshuar pak.
Tashmë mund të thuhet se kjo është një çështje shijesh dhe në mbështetje të kësaj teze nuk ka asgjë shkencore.
Më poshtë do të zbuloni se përse është mirë që të lidheni me një bionde.
1-Është si një lloj “koleksioni”
Biondet natyrale po bëhen gjithnjë e më të pakta në numër. Në këtë mënyrë, shoqërimi dhe lidhja e jetës me to, mund të jetë edhe si një lloj krenarie.
2-Është argëtuese
Perceptimi i realitetit udhëhiqet nga stereotipat tanë kulturorë. Ashtu siç në imagjinatën e zakonshme biondet janë “budallaqe”, kush fejohet me njërën prej tyre, pret që ajo të thotë budallëllëqe dhe kështu mashkulli mund të qeshë për çdo gjë që ajo nxjerr nga goja.
3-Është më pak leshatore se brunet
Është zbuluar se femrat bionde kanë më pak qime nëpër pjesët e trupit të tyre. Për këtë arsye, ato janë të bukura edhe në këtë drejtim. Ju nuk do të bezdiseni asnjëherë për sa i përket rasteve të mosdepilimit të së fejuarës suaj bionde.
4-Është lolita
E verdha është ngjyra e fëmijëve. Biondet mund të kthehen në “lolita” thjesht duke veshur një palë mbathje rozë dhe pizhame me arusha. Dhe nëse veshin intime seksi do të duken seksi. Si përfundim, biondet janë një bukuri elektrizuese.
5- Është e bukur edhe kur sapo zgjohet
Avantazhi kryesor i një biondeje është se nuk ka nevojë për t’u trukuar. Një bukuri ujë e sapun! Në mëngjes kur të zgjoheni nuk do të detyroheni t’i mbani sytë në tavan, por do të shijoni bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj, duke e parë drejt e në sy.
6- Është naive
Femrat ndahen në katër grupe: të bukura dhe që e dinë këtë gjë, të bukura që iu duket vetja e shëmtuar, të shëmtuara që e dinë se janë të tilla dhe të shëmtuara e që kujtojnë se janë të bukura. Shumë bionde, në fakt, nuk e kuptojnë dot se janë të mrekullueshme. Kështu që, edhe nëse mund të jeni një mashkull jo i pashëm, i varfër ekonomikisht dhe të margjinalizuar nga shoqëria, mund të keni fatin që të martoheni me një bionde që gjithkush do ta kishte zili ta kishte në krah.
7-Biondet janë më të mira në shtrat
Filozofi i lashtë Aristoteli ka shkruar gjerësisht rreth seksit, atij të kafshëve dhe të njeriut, përfshirë edhe orgazmën femërore. Sipas tij, femrat bionde ndiejnë më tepër kënaqësi seksuale dhe janë më të mira në shtrat. Zbulimi është bërë në librin e ri “Laguna: Si e shpiku shkencën Aristoteli”, me autor Armand Marie Leroi. Sipas “National Geographic”, në libër thuhet se Aristoteli ka thënë se femrat bionde përjetojnë më tepër kënaqësi nga seksi. Ai nuk ka një fjalë teknike për orgazmën, por ai ishte shumë i qartë se gratë ndiejnë kënaqësi në raportin seksual, një kënaqësi ekstreme, të njëjtë me atë të burrave.
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...