Askush nga ne nuk është në gjendje të listojë arsyet pse është i dashuruar me një person, megjithatë nëse keni një partner të shenjës së Gaforres, këto shenja do t’ju bindin për të qenë bashkë me të. Përgatituni, sepse karakteri i tyre fsheh më shumë nga ato që duken…
Mbrojtje e lartë: Një Gaforre nuk do të lejojë askënd të të lëndojë. Nuk dëshiron të të mungojë asgjë, sepse nuk duron dot të të shikojë të mërzitur për çfarëdolloj arsyeje. E vetmja gjë që kërkon në shkëmbim është të ndihet i sigurt në shoqërinë tënde.
Jemi një familje: Një Gaforre është partizan i mendimit “Familja mbi të gjitha”. Të jesh i sigurt që nëse arrin të hysh në zemrën e tij, për të bëhesh një njeri i veçantë, të cilit i kushton shumë rëndësi dhe e mbron me çdo kusht.
Kupton: Pak njerëz, mund të dëgjojnë vërtet mendimet, shqetësimet, problemet e hallet tuaja. Ai bën çdo gjë për të qetësuar situatën. Përqafimi i tij nxë të gjitha ato që të shqetësojnë dhe shuan zjarrin që djeg zemrën tënde.
Perspektiva: Asnjë person që i përket shenjës së Gaforrës nuk i hyn një lidhjeje, për të cilën në mendje nuk i ndizet drita e kuqe “Perspektivë ecurie”. Nuk është nevoja të bëni diçka të veçantë për të hyrë në zemrën e tyre. Nëse keni perspektivë, një Gaforre jua tregon që në fillim. Ka brenda saj atë që quhet instinkt.
Ndjeshmëria e thellë: Ndjeshmëria e tij është e thellë dhe e fshehur nën forcën e mbrojtjes emocionale, shikimeve të ngrira dhe nervave shpërthyese. Me pak fjalë, ana e tij e ndjeshme është dhuratë për ata pak veta që ai mendon se mund t’u hapet pa doreza.
Mite seksuale: Gojëdhënat thonë se Gaforrja është një shenjë agresive dhe sulmuese. Por duhet të dini se një Gaforre nuk sulmon pa pasur një strategji në mendje. Pret momentin e duhur për të bërë lëvizjen që do të të fusë në folenë e vet erotike. Edhe nëse të fut, nuk të le të dalësh sërish. E vërtetuar!
Dashuria e bën botën të rrotullohet: Një Gaforre jeton dhe merr frymë vetëm për dashurinë e vërtetë. Një dashuri që konsiston me punën e përditshme dhe vlerat artistike, me logjikën dhe qëndrueshmërinë, që për të do të thotë komunikim shpirtrash. Këto pritshmëri të larta janë edhe ato që lëndojnë thellë një Gaforre.
Gjithsesi, vetëm një gjë duhet të dish dhe të kesh kujdes. Marrëdhënia me një Gaforre është një zemër e flakët që mbrohet nga një fushë e minuar vdekjeprurëse.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...