Askush nuk arrin të numërojë se sa nëna juaj mendon se ajo është mikesha më e mirë.
Sipas psikologëve, gjatë adoleshëncës shumë të rinjë kërkojnë të mohojnë prindërit e tyre duke menduar se tashmë kanë arritur në fazën e pjekurisë, por me kalimin e viteve kjo gjendje zebehet, transmeton portali arbresh.info.
Por ja cilat janë arsyet që dëshmojnë se nëna juaj është mikesha më e mirë që keni.
Ajo ndodhet afër në çdo kohë
Nëna ka qenë dhe gjithmonë do të të qëndrojë afër. Që nga dita kur merrni puthjen e parë dhe që nga dita kur përjetoni dëshpërimin e parë, ajo i di të gjitha.
Ajo është një krah për të qajtur
Askush nuk dëshiron që të derdh lot para tjerëve. Por nëse qani në shtëpi, nëna do të jetë gjithmonë ajo që do t’ju thotë se ‘do bëhet mirë’.
Ajo jep këshillat më të mira mbi dashurinë
Kur ndjeheni të frustruar dhe kur nëna ju thotë që i dashuri juaj nuk është duke ju trajtuar si duhet, ajo thjesht e di këtë shumë mirë. Nënat janë në gjendje të nuhasin sjelljen e të dashurit tuaj me kilometra larg.
Ajo nuk u prish qetësinë e gjumit
E keni menduar ndonjëherë se si fleni deri vonë dhe kjo gjë nuk e pengon nënën aspak? Ajo e ndjen dëshirën tuaj për gjumë. Madje nuk ju pengon edhe nëse dëshironi të hani pica në mes të natës.
Ajo ju motivon
Secili fëmijë ndjen stres kur vonohet për shkollë. Por edhe secili i rritur ndjen të njejtën gjë kur vonohet për punë. Nëna gjithmonë gjen mënyrën e duhur që t’ju zgjojë dhe t’ju jap kurajo për ditën në vazhdim.
Ajo nuk heq dorë nga ju
Edhe nëse nuk fleni deri në ora 4 të mëngjesit, ajo kurrë nuk ju lë vetëm. Por edhe nëse ndjeheni keq, ajo gjithmonë ju rri pranë, edhe nëse kësaj rradhe arsye për mërzitje kanë qenë gabimet e juaja.
Ajo ju dashuron pa kushte
Sado që mund të dukeni keq të dielen në mëngjes, apo të premtën mbrëma, nëna gjithnjë mendon se ju jeni përsoni më i bukur në botë. Ajo ju dashuron pa kushte dhe ju pranon me të gjitha të metat./Arbresh.info
Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ...
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroris...
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin