Google ADS

69 për qind e të rinjve kosovarë jetojnë me prindërit

00:19 | 12 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Sipas një harte të publikuar nga “Landgeist”, kosovarët janë ndër popujt me përqindjen më të lartë ku të rinjtë jetojnë me prindërit.

“Landgeist” është një uebfaqe që mbledh dhe analizon statistikat nga shtete të ndryshme në gjithë botën. Sipas të dhënave që ka marrë nga “Eurostati” në shumicën e vendeve nga viti 2020, kjo uebfaqe ka përpiluar listën e popujve evropianë se sa jetojnë të rinjtë, në moshën 25-29-vjeçare, me prindërit e tyre.

“Në Kosovë, sipas të dhënave të vitit 2018, 69 për qind e kësaj grupmoshe jetojnë me prindërit. Ballkani qëndron si rajon me përqindjen më të lartë. Shumica e shteteve të rajonit kanë përqindjen më të lartë se Kosova. Kroacia me 80 për qind është lider evropian.

Për dallim nga Ballkani, janë shtetet skandinave që janë zona me përqindjen më të ulët. Vetëm katër për qind e danezëve, të moshave 25-29-vjeçare, jetojnë me prindërit e tyre, si vendi me përqindjen më të ulët”, thuhet në publikimin e Landgeist./reporteri/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme