67 vjeçarja bëhet nëna më e vjetër në Kinë

21:35 | 28 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Një grua 67-vjeçare nga Kina lindore raportohet të jetë bërë nëna e re, por më e vjetër në moshë, pasi solli në jetë një vajzë.

Gruaja, e identifikuar vetëm mbiemri i saj Tian, vjen nga provinca Shandong dhe e lindi fëmijën me anë të prerjes cezariane në Spitalin e Maternitetit dhe Shëndetit të Fëmijëve Zaozhuang, raportoi Zaozhuang Express të dielën, transmeton portali arbresh.info

Një person i cili iu përgjigj telefonit në spital konfirmoi lindjen e foshnjës, por nuk dha hollësi.

Tian do të ishte gruaja më e vjetër që lindi në Kinë, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një grua nga Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin të Kinës lindore, e cila lindi një djalë në vitin 2016 në moshën e 64.

Burri i Tianit, Huang, 68-vjeçar, u citua në një raport nga Qilu Evening Neës, se foshnja nuk ishte planifikuar, por ishte “dërguar nga parajsa”.

Prandaj çifti kishte vendosur ta quanin vajzën e tyre të re Tianci, e cila përkthehet si “dhuratë nga Zoti”.

Sipas raportit të Qilu Evening Neës,  Huang është një avokat dhe Tian një infermiere në pension. Ata tashmë kanë një djalë dhe një vajzë dhe disa nipër e mbesa, më e moshuara prej të cilave është 18 vjeç dhe vijojnë studimet në kolegj.

Sipas ligjit kinez, çifteve u lejohet të kenë jo më shumë se dy fëmijë, por që nga tërheqja e politikës famëkeqe “një fëmijë” në vitin 2016, qeveria ka qenë më pak e rreptë në zbatimin e rregullave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme