Më shumë se 63 mijë njerëz kanë nënshkruar peticion duke i bërë thirrje faqes online që të heq nga tregu markën e veshjeve të Ivanka Trump.
Peticioni, i cili u krijua nga organizata e të drejtave të grave UltraViolet, morri rreth 30 mijë nënshkrimë brenda 24 orëve pasi u shfaq online gjatë javës së kaluar, bën të ditur Huffingon Post, transmeton portali arbresh.info
Peticioni filloi gjatë javës së Presidentit Trump për prezentimin e produkteve amerikane me emrin ‘Made in America’, ku morrën pjesë kompani të ndryshme nga 50 shtete.
Sipas Shtëpisë së Bardhë kjo ide kishte për qëllim nderimin e ‘punëtorëve dhe kompanive që prodhojnë produkte amerikane’.
Kompania e shitjeve online Macy në vitin 2015 ka larguar produketet e Donald Trump, pasi ai u referohej emigrantëve meksikanë si ‘përdhunues’, megjithatë kjo kompani ende nuk i është përgjigjur peticionin në lidhje me markën e veshjeve të bijës së presidentit./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...