Google ADS

63 mijë njerëz nënshkruajnë peticion për largimin e markës së Ivanka Trump nga një faqe online

22:46 | 25 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Më shumë se 63 mijë njerëz kanë nënshkruar peticion duke i bërë thirrje faqes online që të heq nga tregu markën e veshjeve të Ivanka Trump.

Peticioni, i cili u krijua nga organizata e të drejtave të grave UltraViolet, morri rreth 30 mijë nënshkrimë brenda 24 orëve pasi u shfaq online gjatë javës së kaluar, bën të ditur Huffingon Post, transmeton portali arbresh.info

Peticioni filloi gjatë javës së Presidentit Trump për prezentimin e produkteve amerikane me emrin ‘Made in America’, ku morrën pjesë kompani të ndryshme nga 50 shtete.

screen-shot-2017-07-25-at-103238-am

Sipas Shtëpisë së Bardhë kjo ide kishte për qëllim nderimin e ‘punëtorëve dhe kompanive që prodhojnë produkte amerikane’.

Kompania e shitjeve online Macy  në vitin 2015 ka larguar produketet e Donald Trump, pasi ai u referohej emigrantëve meksikanë si ‘përdhunues’, megjithatë kjo kompani ende nuk i është përgjigjur peticionin në lidhje me markën e veshjeve të bijës së presidentit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme