Gjashtëdhjetë përqind e grave amerikane kanë theksuar se kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë jetës së tyre.
Më shumë se dy të tretat e ngacmimeve kanë ndodhur nëpër vende të punës, ka zbuluar një sondazh i fundit i kryet nga Universiteti Quinnipiac, transmeton portali arbresh.info
Gjetjet vijnë pasi Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me skandale të ngacmimeve seksuale që kanë tronditur botën e artit, biznesit dhe politikës.
Vetëm 20 përqind e meshkujve kanë deklaruar se kanë përjetuar ngacmime seksuale, prej të cilave 60 përqind kanë ndodhur në vendet e punës.
89 përqind e të të anketuarve e klasifikojnë ngacmimin seksual si “problem serioz”, ndërsa 62 përqind mendojnë se njerëzit mund të bëjnë më shumë kujdes pas skandaleve të fundit./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel