Shumica e njerëzve nuk janë ende të bindur se cili është vendi më i pirë për të ruajtur paratë: “nën jastëk” apo në bankë? Në shtëpi kanë merak se do të zbulohen nga hajdutët dhe mund të mbeten pa kursimet e tyre. Gjithsesi, vendet ku NUK duhen mbajtur paratë në shtëpi janë dollapët, sirtarët apo edhe më keq, kuletat e veçanta në vende të dukshme. Më poshtë po ju sjellim disa sugjerime se ku mund të fshihni paratë.
Mbështillni paratë dhe futni në një kavanoz të qelqtë. Mbylleni mirë kavanozin dhe futeni në ndonjë dollap. Mundeni t’i fshihni edhe te filtri i ujit.
Hiqjani bateritë dhe në vend të tyre vendosni paratë. Ngjiteni llambën me letër-ngjitës që të duket si llambë e thyer në atë pjesë.
Nëse keni fëmijë dhe shumë lodra, kjo është zgjidhje e shkëlqyeshme. Nëse jo – lodrat do të tërheqin interesimin e hajdutëve dhe do ta kontrollojnë. Zgjidhje më e mirë janë lodrat muzikore ose të mëndafshta. Nëse hajduti do të kërkojë aty montoni ndonjë tingull dhe hajduti në çast do të frikësohet.
Rrallë ndonjë plaçkitës do të kujtohej të shohë në shtëpizën e qenit. Vetëm përpiquni që paratë të jenë mirë të paketuara dhe të mbrojtura, por edhe të mbuluara me dhé.
Vështirë që ndokush do të shikojë një palë atlete të vjetra, të ndotura, posaçërisht nëse keni shumë palë në shtëpi.
Paratë e mbështjella lehtë mund t’i fusni në lëmsh leshi, ndërkohë që aty rrallëkush do të kërkojë. Vendin bëjeni sa më shumë të dyshimtë – shtoni edhe penj, gërshërë, shtiza për thurje…/albeu/
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...