Burrat priren të jenë më tepër selektivë kur bëhet fjalë për të marrë angazhime në dashuri.
Kur ata me të vërtetë duan të kenë diçka serioze, ata patjetër do të zgjedhin pretendenten shumë mirë, përpara se të fillojnë një marrëdhënie. Me këtë në mendje, më poshtë disa profile femrash, me të cilat burrat shmangin lidhjen.
Gruaja që përpiqet të ndryshojë mënyrën e tij të të jetuarit
Burrat vështirë se mund të bashkëjetojnë në harmoni me dikë që dëshiron ta ndryshojë atë gjatë gjithë kohës. Ky lloj i sjelljes tenton t’i bezdisë si burrat ashtu edhe gratë, kështu që kur njerëzit përballen me dikë që nuk mund ta pranojnë mënyrën e tyre të të qënit, ata zakonisht ikin pa u dhënë një shans të dytë.
Gratë që shfaqen superiore
Gjatë kontakteve të para, burrat gjithashtu mund të tërhiqen nga ky lloj gruaje, por me kalimin e kohës, kjo lloj personaliteti tenton të bëhet e mërzitshme. Do ta bëjë të ndihet si një i çmendur përballë saj.
Gruaja thashethemexhie
Të flasësh me partnerin dhe të kesh shumë miq është krejtësisht ndryshe nga të qenit një thashethemexhie e radhës. Ata zor se duan të jenë me një grua që di gjithçka, për të gjithë.
Gruaja e të tjerëve
Gjithmonë krahason burrin e saj me burrat e shoqeve, fqinjëve, të afërmve e kështu me radhë. Ajo e bën partnerin e saj të besojë se ai nuk është njeri i mjaftueshëm për të, sepse gjithçka që ai bën, rezulton të jetë një lloj konfrontimi destruktiv dhe këmbëngulës, shkruan bota.al
Një grua që gjithnjë dëgjon nënën e saj
Shpenzimi i të gjithë kohës duke u konsultuar me nënën para se të merrni vendimet tuaja bëhet diçka që shpesh i bezdis burrat.
Gruaja që jeton për ty
Nuk është e ndaluar të duash partnerin, por gjithçka duhet të jetë në masën e duhur, veçanërisht kur përfshin jetën personale dhe intime të çiftit. Ka nga ato gra që ndalojnë se jetuari jetën e vet, për të jetuar jetën e partnerëve të tyre, e kjo është krejtësisht e gabuar, shkatërruese dhe madje edhe e mërzitshme. Kjo lloj sjelljeje nuk mund të jetë dashuri, por më tepër një varësi morbide që duhet adresuar urgjentisht.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...