Kur bini në dashuri me partnerin tuaj, nuk mund të prisni që mësoni gjithçka për njëri-tjetrin.
Por nëse vendosni që të krijoni një marrëdhënie të shëndoshë, bisedat marrin kthesë dhe bëhen të natyrshme, prandaj është mëse e nevojshme që të jeni të hapur me partnerin, shkruan portali arbresh.info
Më poshtë mund të lexoni se cilat janë 6 temat e nevojshme që duhet t’i diskutoni:
Përshtatja rreth zgjerimit të familjes në jetë
Në fillim të marrëdhënies tuaj, duhet të përpunoni ështjet e ndërlikuara se ku duhet të kaloni pushimet, kë do të ftoni në dasëm. Por cikli i jetës përfshin edhe detyrimet që keni ndaj familjes, thotë Jennifer Kromber, psikologe nga Kalifornia. Ajo thekson se është e rëndësishme se cila do të jetë qasja nëse njëri nga prindërit e partnerit sëmurët dhe vendos të jetojë me ju. Sipas saj, duhet të siguroheni se si do të ballafaqoheni në lidhje më këtë situatë.
Shpenzimet dhe kursimet
Paratë janë një nga arsyet kryesore për ndarjen e çifteve, por është gjithashtu një nga gjërat më të vështira për të folur. “Ne tentomë të shmangim këto biseda, sepse e dimë që sjellin konflikt”, thotë Kromberg. “Por këto biseda duhet të jenë të vazhdueshme”, shton ajo. Sipas saj bisedat rreth shpenzimeve dhe kursimeve duhet të ketë prioritet në një marrëdhënie, sepse në çdo kohë që ndryshon gjendja juaj financiare, duke përfshirë pushimet, shkollimin, shpenzimet mjeksore, e gjëra të tjera, mund të sjellin edhe konflikte të papritura në një marrëdhënie.
Planifikimi i gjërave që ju bën të lumtur
Fillimet e marrëdhënieve janë gjithmonë të lumtura dhe janë koha e duhur për të zbuluar interesa të përbashkëta. Por me kalimin e viteve dhe me rutinën stresuese, fillon e zbehet kjo ndjenjë, prandaj psikologia këshillon që të merren parasysh të gjitha gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe të aplikohen në jetë.
Ku do të jetoni
Në qytet apo në fshat? Larg apo afër prindërve? Këto janë vendime që ndryshojnë më moshë, sidomos kur rritet familja juaj. Ju mund të ia dilni shumë lehtë që të zgjidhni këto probleme nëse dikskutoni për gjëra të tilla. Gjatë bisedës mund të zbuloni se ku është më e përshtatshme jeta për ju.
Jeta seksuale
Menduar se vetëm biseda për paratë është e vështirë? Të njejtin problem sjell edhe jeta seksuale. “Jeta seksuale ndryshon me kalimin e kohës dhe kjo është në rregull, por kjo mund të shmanget nëse komunikoni me njëri-tjetrin”, thotë Kromberg. Sipas saj, ju duhet të jeni në gjende që të bisedoni hapur për marrëdhëniet intime.
Shprehja e dashurisë
Ti thuash partnerit të dua nuk është një shprehje e dëshirës vetëm para gjumit. Të gjitha shqetësimet të mëdha në jetën tuaj marrin mendimet dhe energjinë mendore, prandaj shprehja e dashurisë është diçka që duhet ta shprehni sa më shpesh./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...