Nuk kemi pse të lodhemi fare që të mendojmë për kombinim e rrobave gjatë javës. Edhe pse vjeshta është stina e duhur për të eksploruar me veshjet, duke ndërthurur të gjatat me të shkurtrat ka ditë që për secilën nga ne kombinimi i veshjeve bëhet mjaft i vështirë dhe përfundojmë me kokën në dollap duke u ankuar se s’dimë ç’të veshim.
Por pasi hodhëm një sy nga Instagram-et e blogereve shqiptare vumë re disa kombinime të thjeshta dhe super të bukura që vlejnë për çdo vajzë në këtë periudhë dhe kur nuk ke asnjë ide kombinimi.
1.Këmishë e gjatë me pantallona të gjera dhe këpucë me pak takë
Odeta Banushaj ka zgjedhur këtë veshje praktike dhe të thjeshtë gjatë pjesëmarrjes në një event në darkë, por ky kombinim është mjaft i përshtatshëm edhe si veshje gjatë ditës.
2.Golf i leshtë me fund mëndafshi dhe atlete
Pink kokë e këmbë, pse jo? Linda Dido në postimet e fundit ka zgjedhur të vishet e gjitha me një ngjyrë dhe të themi që kombinimi është yll për ditët e freskëta të vjeshtës është pak.
3.Golf , minifund dhe çizme sipër gjurit
Sarah Berisha ka zgjedhur një veshje tipike të vajzave të viteve ’90, duke kombinuar një golf të hollë me minifundin me kuadrate që është shumë “In” këtë sezon dhe çizmet e gjata.
4.Fustan- xhaketë dhe atlete
5.Fustan i gjatë me rrip në mes
Ky është trendi i ri i fustaneve të sezonit, deri tek kyçi dhe me rrip në mes. Ky fustan i Alba Hodos i kompletuar me një palë çizme të shkurtra me majë do të ishte një veshje ideale për çdo ditë të javës.
6.Kostumi xhaketë fund janë një tjetër trend i këtij sezoni
Arjena Duçi ka zgjedhur këtë trend duke kombinuar një xhaketë me kuadrate me një fund me kuadrate dhe një palë taka të ulëta.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...