Depresioni është një gjendje mendore në të cilën personi i prekur ndihet i pamotivuar, nervoz, i trishtuar, pa interesim, i dekurajuar dhe i pashpresë për një përiudhë të gjatë kohore.
Kjo sëmundje nuk është thjesht një gjendje emocionale e mërzitshme, por është shumë më e komplikuar, transmeton portali arbresh.info
Disa persona që preken nga kjo sëmundje kanë edhe tendencë vetëvrasje.
Më poshtë mund të gjeni simptomat e depresionit dhe përmes tyre të ndihmoni dikë që ka nevoje.
Humbja e interesit në aktivitete të preferuara
Njerëzit me depresion distancohen nga gjërat që i duan. Papritmas ata ndërpresin së bëri gjërat që dikur u kanë sjellur gëzim.
Ndryshimi i ushqimit
Disa njerëz pësojnë humbje peshe për shkak të stresit të madh, ndërsa për disa tjerë është e kundërta. Personat e prekur nga depresioni preferojnë të hanë vetëm, duke treguar shenja izolimi dhe nuk kanë orar të të ngrënit.
Zakone abnormale të gjumit
Ashtu sikurse rutina e të ngrënit, ndryshim i papritur vjen edhe me gjumin. Depresioni shtyen njerëzit që të bëjnë gjumë të tepërt ose më të mangët se sa zakonisht.
Marrja e substancave të ndryshme
Kafeina, sheqeri, alkooli, drogat janë disa nga substancat që ndikojnë në gjendjen shpritërore. Personi i prekur nga depresioni e di këtë dhe pikërisht këto tenton t’i konsumojë më shumë.
Zakonet obsesive
Secili në mënyrën e vet mundohet të tejkalojë ankthin dhe stresin. Njerëzit me depresion mund të bëhen të mërzitshëm gjatë kësaj periudhë, sepse nuk ia dalin që të kontrollojë emocionet. Ushtrimet ose ecja në natyrë do t’ju ndihmon shumë për mbajtjen nën kontrollë të mendjes.
Ndërgjegjësimi i thelluar për jetën dhe vdekjen
Një person me depresion mendon për jetën dhe vdekjen shumë shpesh. Por ai/ajo mund të tejkalojnë veten kur mendojnë për këto dyja. Domethënia e vdekjes te një person me depresion merr kuptim shumë të lehtë dhe është më i theksuar./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?