Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira. Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të tyre janë:
Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se trupi yt është larg ideales….Por kush ka trup ideal dhe mos harro se partneri yt është me ty sepse të pëlqen me të mirat dhe të metat e tua dhe se askush nuk është perfekt.
Unë nuk di fare nga seksi: Frika se nuk do të arrish të kënaqësh partnerin tënd pasi nuk ke përvojë të mjaftueshme. Ndihu e lirshme dhe shijoje seksin pasi për të arritur orgazmën nuk kërkohet shumë përvojë, por shumë pasion.
Ai nuk më do: Sigurisht që për meshkujt është më e zakonshme të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe pa pasur ndjenjë dashurie. Por sigurisht që ai të pëlqen deri sa jeni bashkë, prandaj shijo momentin dhe mos u thello tek gjërat të cilat do ti zgjidhë vet koha.
Po sikur ta mërzis? Nëse gjatë seksit nuk ndihesh komode me diçka është mirë tia thuash partnerit tënd pasi ju duhet të merrni kënaqësi të dy bashkë nga seksi, e jo vetëm partneri. Mos mendo se nëse do ti thuash se diçka nuk shkon mirë ai do të mërzitet.
Po sikur? Nëse para se të fillosh seksin të kap paniku i incidenteve të mundshme, të tipit: Po sikur të çahet prezervativi?
Po sikur të mbetem shtatzënë? Po sikur atij mos ti pëlqejë seksi me mua? Leri pyetjet mbrapa, merr masat e nevojshme dhe shijoje…Pyetjet e tepërta nuk kanë kuptim. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...