Kur ne mendojmë intensivisht për diçka, ai bëhet qëllimi ynë, dhe përfundimisht realiteti ynë. Fuqia e nënvetëdijes nuk është një shkop magjik, por ka një ndikim të fortë në jetën tonë dhe mund të na ndihmojë në rrugën e suksesit.
Në mënyrë që një dëshirë e jona të bëhet realitet, ne duhet ta përcaktojmë qartë atë dhe të investojmë tëk ajo duke dhënë energjinë tonë. Kur përqendrojmë vëmendjen dhe energjinë tonë pozitive në atë dëshirë, Universi do të bëjë gjithçka për ta bërë atë të vërtetë, transmeton portal arbresh.info
Aktivizoni ligjin e tërheqjes me këto 6 hapa:
Përkufizoni dëshirën saktësisht
Përcaktoni qartë se çfarë doni të arrini dhe kur është momenti i duhur për t’ia dalë mbanë. Shkruani dëshirën tuaj në një copë letër ose imagjinoni se tashmë e keni arritur qëllimin tuaj.
Besoni se mund ta bëni
Kur e mendoni një dëshirë dhe besoni se ajo mund të plotësohet, duhet të dini që tashmë jeni në gjysmën e rrugës.
Përpiquni për qëllim tuaj
Dëshirat nuk plotësohen brenda natës, prandaj është e nevojshme të bëni një lëvizje të vogël gjatë tërë ditëve. Pak nga pak, do të arrini atje ku keni synuar, thjesht mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Kur të jeni këmbëngulës, të gjitha forcat e kësaj bote do të bashkohen dhe do t’ju ndihmojnë t’i arrini ato, transmeton portal arbresh.info
Pse francezët kanë dëshirë që të ankohen?!
Besoni
Nëse nuk keni besim, nuk do të keni sukses. Prandaj duhet të besoni dhe mos nxitoni. Çdo gjë ka kohën e duhur.
Mendo pozitivisht
Një qëndrim pozitiv është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Energjinë që ju ktheni përsëri në të njëjtën masë. Nëse rrezatoni pozitivisht, do të sillni në jetë gjëra pozitive. Dyshimi, posesiviteti dhe mendimet negative nuk duhet të zënë vend në jetën tuaj.
Prisni një përgjigjje
Kur porosisni një gjë, gjithmonë prisni që ajo të dorëzohet tek ju. Për më tepër, ju jeni të përgatitur për arritjen e saj. Nëse jeni duke pritur për këpucë të reja, do të hapni vend në dollapin tuaj të këpucëve. Gjithashtu, lër vend në jetën tënde për ato që ke porositur nga hapësira. Për shembull, nëse doni një marrëdhënie romantike, mos rrini në shtëpi. Universi plotëson të gjitha dëshirat, por duhet edhe bashkëpunimi nga ana juaj./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...