Vajza grimi është padyshim një nga gjërat më të rëndësishme për ne femrat. Idealja do të ishte që ai të qëndronte gjatë në mënyrë që të mos e aplikonin disa herë në ditë. Por, kjo varet shpesh nga cilësia e makeup-it që përdorni.
Më poshtë do t’ju japim disa këshilla të thjeshta në mënyrë që ta bëni make up-in të zgjasë për orë të tëra…
Në mënyrë që grimi të zgjasë më shumë, ju duhet ta mbani lëkurën e pastër. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe sipërfaqja e saj me vaj mund ta zbehin fondatinën. Kështu, duhet të aplikoni ndonjë mbrojtës ose hidratant para se të aplikoni fondatinën. Nëse e aplikoni në lëkurë të thatë, ajo bie brenda pak orësh.
Një primer vepron si një bllok midis lëkurës dhe fondatinës. Përthith yndyrën e lëkurës dhe e lejon atë të marrë frymë. I jep poashtu edhe një ton të lehtë lëkurës.
Baza e makeup-it është fondatina, ndaj duhet ta aplikoni shumë mirë me një furçë sintetike. Shtypeni butësisht në mënyrë që të fiksohet siç duhet dhe të qëndrojë sa më gjatë. Duhet të përdorni një lloj pudre pluhur ose me cilësi të mirë, sepse ajo arrin ta mposhtë edhe djersën.
Lipstikët e buzëve me shkëlqim nuk qëndrojnë gjatë dhe në këto kushte, ato që janë mat janë alternativa më e mirë. Por, para se ta aplikoni në buzë sigurohuni që t’i lagni ato fillimisht me pak ujë. Mund t’i ruani edhe në frigorifer, sidomos në ditët e nxehta.
Në mënyrë që boja konturuese e vetullave të qëndrojë me gjatë, aplikoni një shtresë dhe më pas lëreni të thahet. Pastaj aplikoni një shtresë të dytë dhe kështu ajo do të rezistojë gjatë gjithë ditës.
Kjo këshillë është që grimi të qëndrojë gjatë (kryesisht për fytyrat e yndyrshme dhe jo vetëm).
Pasi të keni larë fytyrën tuaj si zakonisht me scrub apo larësin tuaj të zakonshëm, thajeni mirë (shpëlarjen bëjeni me ujë të ftohtë), pas 5 minutash me një kub akulli masazhojeni fytyrën për 3 minuta.
Kjo do të sjell një forcim të fytyrës dhe balancim të yndyrës.
Të jeni të sigurt që makiazhi do t’ju qëndrojë më gjatë.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës