A ndjeheni keq të hiqni këpucët sepse ju mbajnë erë të keqe nga djersitja?!!
Djersitja e tepërt mund të jetë e papërshtatshme në të shumtën e kohës, por kur djersiteni tërë kohën si pasojë e të nxehtit, kjo mund të bëhet shumë e vështirë. Besojmë se askush nga ju nuk do dëshironte të shkojë diku me këmbë të djersitura dhe pedikyr të rregulluar, apo jo?
Por, pediatrja Dina Gohil, shpjegon se ka një arsye të vërtetë që këmbët tuaja djersiten. Përqëndrimi më i lartë i gjëndrave të djersës mund të fokusohet në këmbët tona, thekson ajo. Qëllimi natyral i gjëndrave të djersës është të sigurojë lagështi ndaj lëkurës që avullohet për të na ndihmuar në ftohje. Është mënyra e trupit tonë për të rregulluar temperaturën e trupit.
Pra, kjo mund të ketë një qëllim, por kjo nuk do të thotë se ishte irrituese dhe herë pas here e turpshme. Kështuqë, Dina ka ndarë disa mënyra të thjeshta për të parandaluar një skenar të djersitur.
Investoni në këpucë lëkure
Sigurisht, këpucët e tilla mund të jenë ndoshta më të shtrenjta dhe të ju kushtojnë shumë, por këmbët do të ju faleminderojnë për faktin se mbesin të freskët dhe të thatë. Dina shpjegon se lëkura është material fleksibël dhe që lejon marrjen e ajrit duke mos lejuar djersitjen.
Ndërroni këpucët më shpesh
E dimë se ndonjëherë mund të ngecni me një palë këpucë sepse i keni shumë të përshtatshme, por veshja e shpeshtë e këpucëve të njejta nuk lejon që të ketë ajër brenda, andaj është mirë t’i ndërroni herë pas here.
A janë këpucët tuaja në madhësinë e duhur? Nëse këpucët tuaja janë shumë të shtrënguara, mos lejoni ti ndrydhni tepër sepse humbisni kështu përshtatshmërinë në të lëvizurit, andaj edhe caktoni numrin e duhur të këpucëve.
Vishni çorape sezonale
Nuk ka asnjë arsye të vishni çorape të trasha në mesin e sezonit të verës. Kështu këmbët tuaja do të jenë shumë të ngrohta. Sigurohuni që të vishni çorape të përshtatshme për mjedisin dhe motin, por edhe aktivitetin në të cilin jeni.
Përdorni deodorant për këmbë
Kjo ndoshta nuk tingëllon aq magjepsëse, por mund të bëjë vërtetë ndryshim dhe të jap efekt për aromën e këmbëve tuaja. Nëse nuk keni deo të caktuar për këmbë, mund të fërkoni me pak alkohol dhe një leckë pambuku dhe të freskoni këmbët duke i dezinfektuar dhe mbajtur freskët.
Qëndroni të hidratuar
Kjo mund të jetë shumë e thjeshtë për ta praktikuar. Pirja e mjaftueshme e ujit është një mënyrë e shkëlqyer për të zvogëluar gjasat e djersitjes së këmbëve. Kur trupi juajë shtë hidratuar tërësisht, atëherë e ka më të lehtë të rregullojë temperaturën e trupit, prandaj ka më pak gjasa për djersitje, shpjegon pediatrja në fjalë.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës