Të dobësoheni, të ndryshoni shtëpi, të dashuroheni me personin e duhur, të bëni karrierë…në këtë artikull do të gjeni teknikat për të transformuar çdo dëshirë në realitet.
I-Fiksoni dhe këmbëngulni që të merrni atë që dëshironi
Të hapni një resort në fshat, të bëheni turist i botës, të bashkëpunoni me një kompani të madhe, por edhe të mësoni të pikturoni, të martoheni ose të transferoheni jashtë…çdokush ka ëndrra, të mëdha ose të vogla në sirtar. Megjithatë, shumë prej nesh nuk ia arrin t’i realizojë. Por cila është arsyeja? Nuk besojmë deri në fund.
Sa keq, sepse nëse ëndrrat janë kripa e jetës, ato kanë më shumë “shije” kur bëhen realitet. Por në të vërtetë, askush nuk duhet të dëshpërohet për këtë gjë. Ja se si mund të veproni:
Strategjia është: ACT
ACT (Acceptance and Committment Therapy) është terapia e pranimit dhe e impenjimit, një teknikë e re sjelljeje mendore. “Qëllimi i kësaj metode është që, për të realizuar një objektiv, që ka vërtet kuptim për ne, veprimet duhet të hyjnë në sintoni me vlerat tona”, shpjegon Maria Beatrice Toro, psikoterapeutja eksperte e ACT. “Duke u impenjuar në diçka që korrespondon në atë që besojmë, veprimet tona do të funksionojnë”. Ja tre hapat për të vënë në zbatim vlerat.
II-Mos u dorëzoni ndaj dëshirës për të bërë karrierë
Në këto kohë krize ka më pak mundësi punësimi ose më keq akoma, puna mund të humbet shumë lehtë. Nëse ju ka ndodhur, atëherë e dini shumë mirë se çfarë do të thotë kjo gjë! Por këtë fundjavë që vjen, mos hezitoni të shihni çdo njoftim pune dhe të qëndroni me miqtë e vërtetë për të ndarë së bashku këshilla mbi këtë çështje. Ka disa teknika psikologjike që ju ndihmojnë të kaloni një moment të vështirë dhe t’ia dilni me sukses. Ja disa.
Strategjia: Terapia e elasticitetit
“Nëse në fizikë, elasticiteti është aftësia e materialeve për t’i bërë ballë stresit, në psikologji tregon aftësinë për të çliruar negativitetet në kohë të vështira”, shpjegon Elena Campanini, psikologia klinike dhe bashkautorja e librit “Arti i gjurmëve” (Mental Fitness Publishing). Në këtë libër përmblidhen historitë e kampionëve të sportit, të cilët, pas një dëmtimi serioz, ditën të reagonin. “Të përballeni me sfidat, do të thotë të forconi aftësinë tuaj të përshtatjes, aftësi që realisht i posedojmë të gjithë”. Mjafton që ta kuptoni dhe ta shfrytëzoni.
Hapat e duhur
Pas një goditjeje të keqe është e drejtë që të kujdeseni për dhimbjen tuaj. Por, për të mos “rrëshqitur” në vetëkeqardhje, në njëfarë pike duhet të thoni “mjaft”.
Jeni me shpatulla pas murit? Avantazhi është që mund të shihni horizontin. Zgjeroni vizionin dhe mësoni nga historia e dikujt, më fatkeq se sa ju, për t’ia dalë mbanë.
Vihuni në lëvizje, madje edhe duke bërë një punë vullnetare. Do të ndiheni të dobishëm, ndërsa do të aktivizoni mendjen dhe trupin me përvoja që janë gjithmonë të rëndësishme.
“Burimet” tuaja, materiale ose psikologjike, janë bagazhi juaj më i rëndësishëm. Vlerësojini gjithmonë gjërat që keni.
Nuk jemi të vetëm në këtë botë. Nëse ndihmoni dhe ju ndihmojnë, projekti juaj do t’ju japë më shumë kënaqësi.
III-Shtëpia e ëndërruar
E dini se sa dhoma ju duhen, keni në mendje arredimin, por jeni në dyshime për zonën se ku do t’ju pëlqente për të jetuar! Shtëpia që keni fiksuar, është në një rrugë komode, plot me dyqane, por është larg nga puna? Apo në një zonë rezidenciale më të qetë? Nëse çmimi i tyre është i barabartë, dhe ju nuk dini për cilën të vendosni, atëherë veproni kështu.
Strategjia është: intuita
Intuita është një dhuratë që e posedojmë të gjithë. Lind nga hemisfera e djathtë e trurit dhe bazohet mbi principin që e pandërgjegjshmja jonë di më shumë gjëra nga se mendojmë. “Intuita jep informacione të rëndësishme, që zakonisht i nënvlerësojmë në favor të aftësive logjike”, thotë Francesco Martelli, krijuesi i Trajtimit të Intuitës (Intuition Training) dhe autori i librit “Të jetuarit me intuitë” (Teknikat e reja). Megjithatë, intuita si një skedë e mendjes, duhet aktivizuar. Më poshtë jepen katër ushtrime për të arritur qëllimin.
Strategjia pikë për pikë
IV-Gjetja e personit të jetës
Sa herë që dashuroheni çmendurisht, investoni shumë energji, por më pas gjithçka dështon! Kur kjo gjë mund t’ju ketë ndodhur shumë herë dhe të gjithë ju kanë zhgënjyer, pasi keni përdorur strategjinë “përdor dhe hidh”. Ndaj, ju tashmë keni nevojë për një perspektivë të re, të cilën mund ta përdorni këtë fundjavë për të reflektuar.
Strategjia është:
“Në marrëdhënie me të tjerët, shërben inteligjenca emocionale”, thotë Vincenzo Tallarico, analisti dhe mësuesi i meditimit budist tibetian. “Në dashuri, kjo do të thotë të ndiqni ‘të mesmen e artë’. Kjo do të thotë të mbani gjallë dëshirën, por pa u fiksuar dhe pa u viktimizuar”.
“Ushtrimi” në pika
V-Të dobësoheni njëherë e përgjithmonë
Hani pak. Jepini biçikletës dhe këto vetëm e vetëm që të hiqni ato tre apo katër kilogramët e tepërt që keni vënë me kalimin e kohës. Por duhet të kini parasysh se nëse dilni kundër vetes, nuk do t’ia dilni kurrë për t’u dobësuar. Ja përse funksionojnë mënyrat që “punojnë” me mendje, për të riprogramuar mekanizmat automatikë, që ndonjëherë ju bëjnë të kaloni kufijtë në momentin kur jeni në tryezë.
Strategjia është: PNL
PNL-ja ose programacioni neurolinguistik bazohet te vizionet apo shikimet. “Bëhet fjalë për imazhe të fuqishme mendore, të cilat ndikojnë mbi të pandërgjegjshmen, për të korrigjuar sjelljet e gabuara”, thotë Debora Conti, trajnerja e PNL. Ndaj, nëse jeni gjithmonë të uritur, provoni metodën e mëposhtme. Edhe pse do t’ju duket e çuditshme, ajo, në fakt, do t’u japë rezultate të cilat nuk i keni provuar asnjëherë më parë.
VI- Çlirimi prej ankthit me anë të “pickimit”
Zgjoheni në mëngjes dhe nuk keni kohë as të hapni sytë, ndërsa shqetësimet ju “pushtojnë” nga çdo anë. Madje kjo gjë ju ndodh edhe gjatë fundjavës! Buzëqeshni dhe provojeni menjëherë këtë taktikë.
Strategjia është: EFT
Teknika Emocionale e Lirë (Emotional Freedom Technique-EFT) është pjesë e Psikologjisë së Energjisë, një risi që thekson njohuritë e mjekësisë kineze. “Kjo teknikë konsiston në piketimin (pickimin-tërheqjen) të nëntë pikave të trupit për të çliruar energjinë negative”, thotë Eleonora Prazzoli, psikoterapistja dhe trajnuesja e EFT. Mjaftojnë 10 minuta në ditë për të lehtësuar çrregullimet psikologjike dhe fizike.
Veproni kështu
Shtatë rregullat për të pasur sukses
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...