6 mënyra për të qetësuar veten gjatë një sulmi të panikut

17:40 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Nëse keni probleme me ankthin, apo po përjetoni nivele të larta të stresit këto kohë e keni parasysh që shpesh është e vështirë ta qetësosh veten nga ataket e panikut. Fatmirësisht, ka disa mënyra të vërtetuara shkencërisht që ndihmojnë në përballimin e këtyre ndjesive. Gjithsesi, në rast se ataket e panikut dhe ndjesitë e ankthit janë të vazhdueshme, e mira është të kërkoni ndihmën e një terapisti.

Bëni një dush me ujë të ngrohtë

Një dush i ngrohtë dhe i gjatë mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Një dush i ngrohtë ndryshon temperaturën e trupit dhe e relakson atë.

Merrni frymë

Të gjithë personat që vuajnë nga ankthi e kanë dëgjuar këtë gjë më parë dhe jo pa arsye. Funksionon vërtet një frymëmarrje qetësuese. Përpiquni të merrni frymë me hundë duke numëruar deri në 3 dhe nxirreni ngadalë frymën nga goja. Përsëriteni këtë disa herë dhe do të ndiheni më mirë.

Shkruajeni çfarë ju ka shqetësuar

Ndonjëherë kjo është pikërisht ajo që ke nevojë kur ndihesh në ankth. Mjafton vetëm që ju po shkruani dhe kjo ju jep mundësinë të reflektoni për mendimet tuaja dhe të rifokusoheni.

Merrni një pushim

Kërkimet tregojnë se marrja e një pushimi gjatë ditës mund të rifokusojë mendimet tuaja. Një bonus është nëse ju e përdorni këtë pushim për të bërë një shëtitje pasi do t’ju qetësojë dyfish.
Ushtrimet fizike çlirojnë endorfinën, hormonin e gëzimit në trurin tonë me të cilin ndoshta jeni familjar.

Telefonojini një miku

Ajo që mund t’ju duhet është një zë miqësor dhe i arsyeshëm. Socializimi me dikë tjetër mund të jetë i preferueshëm: një përqafim do ishte mrekulli, por edhe një telefonatë mund t’ju qetësojë. Ju mund të flisni me të se për çfarë jeni i shqetësuar dhe dhe që t’ju ndihmojë të largoni shqetësimin.

Ngjyrosni një libër

Duket se ngjyrosja është për fëmijë, por në fakt kjo mund të ishte në krye të listës. Kjo mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të largoni mendjen. Në çdo rast të ngjyrosni është gjë e bukur./Anabel.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme