Ekzistojnë disa aspekte, të cilat së bashku kontribuojnë për ta bërë marrëdhënien të shëndetshme dhe një nga ato aspekte është edhe të kesh një bisedë të shëndetshme me personin që keni në krah.
Bisedat e shëndetshme duhet të bëhet çdo ditë për të mbajtur marrëdhënien tuaj positive, por ndonjëherë është e vështirë të bësh biseda të tilla, transmeton portal arbresh.info
Pra, portal arbresh.info sjell 6 mënyra që mund t’ju ndihmojnë të keni një bisedë të shëndetshme me të dashurin tuaj.
Si jeni?
Kjo pyetje duhet të bëhet çdo ditë, në mënyrë që të mbahen raporte të mira mes jush. Më vonë, kjo do të bëhet zakon të komunikoni me njëri-tjetrin çdo ditë. Prandaj, gjithmonë pyesni “Si jeni?” dhe “Si ishte dita juaj?”
Ndaloni së lexuari mendjen
Supozimet dhe leximi i mendjes nuk do të funksionojë kurrë në marrëdhenie, prandaj mos u merrni me të. Gjithmonë ia afroni partnerit tuaj në vend që të bëni supozime me mendjen tuaj. Edhe psikologët pajtohen me këtë pikë.
Kërkohet edhe dëgjimi
Një komunikim i shëndetshëm është i paplotë nëse nuk keni dëgjues. Dëgjoni me kujdes partnerin/partneren dhe përpiquni të kuptoni kundvështrimin e tij ose të saj.
Perceptimi i “ne”
Kjo është pjesa thelbësore e një marrëdhënie, cila siguron bisedën për vetë çiftin. Këtu duhet të pyesni, “Si ndiheni për ne?” në këtë mënyrë, personi tjetër mund të hapet para jush për ndjenjat e tij ose të saj në lidhje me marrëdhënien tuaj.
Sjell qëndrime positive
Biseda çdo ditë sjell një qëndrim pozitiv në çift. Por diskutimi për gjërat e bën çiftin të motivuar drejt jetës.
Përgjigjuni partnerit tuaj
Sipas psikologëve, partnerët në një marrëdhënie duhet të përpiqen që të marrin vëmendjen e njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës. Përgjigjuni asaj vëmendje dhe pranojeni sepse kjo do të thotë që partneri juaj po i përmbush nevojat tuaja emocionale./arbresh.info/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...