Falë internetit ne mund të marrim informacione të panumërta për kujdesin ndaj flokëve në kushte shtëpie, duke filluar nga maskat, tek prerja e tyre dhe lyerja.
Megjithatë të lyhesh flokët në shtëpi kërkon njëfarë eksperience në mënyrë që rezultati të jetë ai i dëshiruar. Për ata qe nuk kanë eksperiencë ka metoda alternative me produkte që gjenden lehtësisht në shtëpi dhe që nuk përbëjnë rrezik.Më poshtë, gjeni 6 metoda natyrale për të çelur gradualisht ngjyrën e flokëve, të aprovuara nga parukierët.
1- Limoni
Një nga hilet më të vjetra për flokët që të duken si të zverdhur nga dielli. Aciditeti i limonit lejon çeljen e ngjyrës duke ndryshuar nivelin e pH-it të flokëve, megjithatë kërkon pak nxehtësi për të ndihmuar hapjen e kutikulave dhe për të dhënë një efekt më të dukshëm, ndaj bëni gati SPF-në dhe merrni disa rreze dielli në oraret e sigurta. Shtrydhni lëngun e limonit në një shishe spray dhe sprucojeni atë në flokë për të krijuar fije natyrale dhe kujdes të mos e aplikoni në lëkurë. Kjo teknikë funksionon më së shumti në flokë që anojnë më tepër në nuancat e bjondes.
2-Uthulla
Të shpëlash flokët pas larjes me uthull molle është e këshillueshme për shëndetin e tyre, por mbase nuk e dinit se përdorimi i tepruar i uthullës së mollës mund të japë efektin e dekoloruesit. Megjithatë, kjo metodë nuk është për këdo, pasi në flokë të rrallë e të dëmtuar mund të shkaktojë dëme. Për vajzat me flokë të shëndetshëm, këshillohet që uthulla e mollës të tretet në ujë në raportin 50/50 dhe për vajzat që kanë flokë të errët, për të shmangur një rezultat portokalli, këshillohet uthulla e bardhë.
3-Mjalti
Përbërësi kryesor i mjaltit që vepron mbi flokët tanë është një enzimë e quajtur glukozë oksidaza. Kur mjaltit i shtohet ujë, kjo enzimë gjeneron peroksid hidrogjeni, duke e shndërruar mjaltin në një zbardhues dhe i kombinuar me erëza si kanella apo kardamomi, fuqia zbardhuese shtohet. Mjalti me erëzat aplikohet në flokë të lagur të cilët më pas duhen kapur topuz dhe të mbulohen me një skufje dushi. Në varësi të efektit të dëshiruar, përbërja mbahet në flokë nga 1-4 orë. Edhe në këtë rast, nzxehtësia ndihmon në përshpejtimin e procesit ndaj mund të përdorni herë pas here tharësen, duke bërë kujdes të mos shkrini skufjen.
4-Soda e bukës
Me siguri keni dëgjuar se soda zbardh dhëmbët. Epo të njëjtën gjë mund të bëjë dhe për flokët. Përzieni një lugë gjelle sodë me 1/3 e një gote me ujë të ngrohtë. Duhet të formohet një pastë as shumë e trashë po as shumë e lëngshme. Aplikojeni me furçë flokësh duke u munduar të krijoni një efekt balayage që nis në gjatësi të ndryshme të fijeve të flokut. Pasi ta aplikoni, fijet e lyera mbështillini me letër alumini ashtu siç bëjnë rëndom parukieret dhe bëni kujdes të mos e aplikoni që nga skalpi. Fokusohuni më tepër tek fijet që kornizojnë fytyrën dhe tek fundet e flokëve. Edhe këtu, nxehtësia përshpejton procesin.
5-Kripa e detit
Shumëkush mund të kujtojë fëmijërinë me flokë gati bjondë pas pushimeve verore në plazh. Për të njëjtin efekt, lajini flokët me ujë me kripë deti dhe qëndroni në diell që të thahen në mënyrë natyrale. Në mungesë të një oborri apo ballkoni apo edhe të një moti me diell, lagini flokët me një gotë ujë ku keni tretur një lugë gjelle kripë dhe mbajeni në kokë për 10-20 minuta.
6- Kamomili
Lulja e përdorur gjerësisht për çaj, mbart një pigment të quajtur apigenin. Apigenina krijon një hije të artë që i ngjitet menjëherë fijes së flokut kur aplikohet në të. Në varësi të gjatësisë së flokëve, prisni disa bustina kamomili dhe përgatisni çaj me ujë të valuar. Pasi çaji të jetë ftohur, zhytini flokët në të dhe krihini me një krëhër me dhëmbë të mëdhenj, për një efekt natyral. Kamomili gjithashtu funksionon si një balsam dhe do t’i lërë flokët të butë dhe me shkëlqim
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...