Bright Side dëshiron të ndajë me ju gjashtë këshilla për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve, që vijnë drejtëpërdrejtë nga ekspertët e Univerzitetit të Harvardit.
Kjo është baza për çdo gjë. Ju duhet rregullisht të kaloni kohë me fëmijët tuaj, të interesoheni për hobin e tyre, problemet, si dhe më e rëndësishmja të dëgjoni ata se çfarë kanë për të thënë. Ju jo vetëm që do të mësonipër personalitetin unik të tyre por veprimet tuaja u japin atyre një shembull se si të tregoni kujdes dhe vëmendje për të tjerët.
Sipas hulumtimit të bërë nga psikologët, shumica e fëmijëve nuk e dinëse ata janë personat më të rëndësishëm në botë për prindërit e tyre. Ata vërtetë kanë nevojë të dëgjojnë këto fjalë nga ju. Mos harroni t’ua kumtoni shpesh këto fjalë,në mënyrë që fëmija juaj të ndihet i sigurtë, i dashur dhe i vlerësuar.
Për shembull, nëse fëmija juaj vendos papritmas të heqë dorë nga trajnimi i futbollit, kërkoni nga ata që të shpjegojnë pse duan ta bëjnë këtë si dhe detyrimet që kanë ndaj shokëve të tyre. Nëse veçmë duan të heqin dorë, atëherë ndihmojuni që të gjejnë diçka të re për të ndezur pasionet e tyre.
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që shprehin mirënjohje, janë më të prirur për të ndjerë mëshirë ndaj të tjerëve, janë më bujarë dhepersona që duan të ndihmojnë. Pra, është mirë të zhvilloni një sërë aktivitetesh të përditshme ku fëmija juaj mund të angazhohet duke ju ndihmuar rreth tyre, e që ju mund ta falenderoni çdo ditë.
Sipas hulumtimit të kryer nga psikologët, pothuajse të gjithë fëmijët janë të interesuar vetëm për një botë të vogël, të ngushtë të familjes dhe miqve të tyre. Është e rëndësishme që ata të dinë dhe të mësohen përtej këtij rrethi të kufizuar social, kulturor dhe gjeografik. Mësoni të jenë dëgjues të mirë, të bëhen të ndjeshëm dhe të mëshirshëm.
Ekspertëtpohojnë se rritja e fëmijëve dhe të mësuarit për të qenë të sjellshëm, të kujdesshëm dhetë dhembshur ështënjë detyrë vërtetë e vështirë. Por, është diçka që pikërisht tëgjithë jemi në gjendje ta bëjmë. Dhe asgjë tjetër në botë nuk krahasohet ndonjëherë me rëndësinë e gëzimit të paçmuar kur efekti arrihet tek fëmija juaj./femra.net/
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri