Në kohën kur më së shumti nevojiten këshillat për lidhjen martesore, zakonisht ato që marrim janë të gabuara apo edhe nuk ju përshtaten.
Por çka nëse ekzistojnë disa këshilla të tjera që duhet t’i ndiqni dhe ta evitoni momentin e vështirë, transmeton arbresh.info.
Shumë persona nisen nga ajo se nëse mendoni pozitivisht do të keni një martesë të suksesshme. Por asgjë në martesë nuk vjen automatikisht. Vetëm duke buzëqeshur dhe duke shpresuar se gjërat do të rregullohen, ato nuk do të rregullohen vetvetiu. Duhet të punosh në atë drejtim.
Çfarë do që të jetë arsyeja, studimet kanë treguar se çiftet që grinden kanë më shumë gjasa të zgjedhin një problem se sa ata që nuk bisedojnë mes vete fare për diçka të tillë. Edhe pse konfliktet mendohen të jenë situata fito ose humb, ato gjithashtu tregojnë se në një lidhje diçka duhet të ndryshojë.
Përgjatë tërë jetës jemi këshilluar t’i ndajmë gjërat me të tjerët dhe të mos mendojmë vetëm për vetën tonë. Por në një lidhje nëse ju nuk filloni të mendoni së pari për lumturinë personale nuk do të jeni në gjendje të kontribuoni as në lumturinë e dikujt tjetër. Si ta bëni një gjë të tillë? Për shembull blini diçka që ju pëlqen vetëm juve ose filloni një hobi që ju intereson vetëm juve.
Lë të bëhemi të sinqertë dhe ta pranojmë se seksi gati gjithmonë mund të kënaqë, por nëse dhoma e gjumit është i vetmi vend ku ju e kaloni mirë atëherë martesa juaj është në rrezik. Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Iowas, çiftet të cilat bëjnë aktivitete se bashku, punojnë së bashku apo kanë interesa të përbashkëta kanë gjasa që të kenë një martesë më të lumtur.
Me komunikim nuk do të thotë të vetëm të bisedoni për gjërat që kanë ndodhur gjatë ditës sepse biseda do të përfundonte në momentin që do të harxhoheshin ngjarjet. Gjithashtu edhe burrat edhe gratë dëshirojnë që dikush t’i dëgjojë me kujdes.
Kjo nënkupton që duhet t’i bëni “dhurata” njëri tjetrit në mënyrë që të merrni diçka mbrapa. Me “dhurata” nuk nënkupton shpenzime materiale, këtu mund të hyjnë edhe ndihma në punët e shtëpisë, në punët e oborrit, ndihma në studime etj./Arbresh.info
Problemet hormonale tek gratë, si të riktheni balancën sipas...
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...