6 gjërat që çdo femër ndjen të bëjë në fundjavë!

16:52 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Të gjithë mezi prisni fundjavën, pas një jave të lodhshme.
Në këtë artikull,sipas intv.al është specfikuar mënyra si ndihen femrat kur vjen fundjava.

1. Presin të flirtojnë

Ditën e premte në drekë, ato kuptojnë se edhe pak orë i ndajnë nga fundjava. Disa prej tyre mezi presin të dalin dhe të argëtohen. Sigurisht, flirti është diçka që nuk e shmangin dot.

2. Ndjejnë liri

Sapo mbarojnë orarin e punës, ato kanë para fundjavën të cilën mezi e kanë pritur. Ato ndjejnë liri të plotë për të bërë gjërat që duan dhe mos të privohen për asgjë.

3. Janë gati për të festuar gjatë

Ato nuk duan të mendojnë për të nesërmen, por me rëndësi është të festojnë sa më shumë. Për to, tashmë nuk ka punë, por vetëm të ndihen festive.

4. Preferojnë udhëtimet

Edhe pse fundjava është vetëm dy ditë, kjo gjë nuk i pengon ato të bëjnë një udhëtim të shkurtër. Secila me mundësitë e veta, organizojnë një udhëtim për t’u larguar nga rutina.

5. I kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme

Ato mund të shkojnë në ndonjë qendër estetike, pra për t’i kushtuar më shumë kohë pamjes së tyre të jashtme. Dashuria ndaj vetes, sipas intv.al është gjëja më kryesore për to.

6. Japin dhe marrin dashuri

Ato marrin dhe japin dashuri jo vetëm nga partnerët, por edhe nga familjarët e tyre. Secili ka vendin e vet, por me rëndësi është të rrethohesh me njerëz që i do dhe të duan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme