Ndoshta mendoni se nuk ka ‘dashuri’ në artin e shërimit dhe rifillimit pas ndarjes, por në fakt ka shumë mësime dashurie që do të mësoni pasi të ndaheni.
Çfarë mund të mësojmë për dashurinë nga ndarja?
Nuk po bëjmë shaka. Shpesh dashuria nuk mjafton! “Dashuria” nuk mund ta shpëtoj martesën, edhe nëse e dashuroni shumë dikë, gjithmonë do të ketë probleme të papërballueshme në mesin tuaj. Ndoshta kërkesat tuaja janë të pamundshme ose dëshirat tuaja të jetës shkojnë në drejtime të ndryshme.
Dashuria është e bukur por pajtushmëria, vizioni, drejtimi i dëshirave dhe një vlerë e përputhur është rruga e duhur për të mbajtur gjallë një martesë.
Jo çdo dashuri zgjat përgjithmonë dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë gjë. Ndonjëherë, kemi nevojë për të mësuar sa të marrim nga një person që të vazhdojmë më tej.
Ka njerëz që kalojnë në jetën tonë për arsye të ndryshme, dhe një martesë ose lidhje mund të jetë një kohë ku ju do të zhvilloheni si person.
Kjo nuk do të thotë se dashuria është e parëndësishme ose më pak e veçantë. Për ne, çdo dashuri duhet të jetë një lidhje unike dhe e veçantë, sepse kur lidheni në mënyre të tillë sigurisht do të përfitoni diçka dhe do jetë pjesë e jetës tuaj.
Nëse ju jeni duke punuar gjithmonë në një lidhje, atëherë lidhja nuk do të funksionojë. Dashuria dhe martesa supozohet të ketë përpjekje dhe kujdes por nuk supozohet të jetë e vështirë.
Nëse ju dy jeni bëni shpesh kompromis me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë, shancet janë që dashuria juaj “nuk mjafton” për të funksionuar.
Nuk ka rëndësi se sa nervoz jeni me ish-partnerin. Ne jemi të sigurtë se diku thellë ekziston edhe dashuria. Është e vështirë ta shuash, edhe nëse ka kaluar kohë qe jeni ndarë dhe dëshironi të krijoni një lidhje të re. Vetëm sepse dashuria ka qenë toksike nuk do të thotë se dashuria ka vdekur.
Kjo është ajo që lëndon në aspektin e dashurisë. Megjithatë duhet ta merrni dashurinë dhe të fokusoheni të vazhdoni jetën në një lidhje të shëndosh edhe pas ndarjes.
Një dashuri e dështuar nuk është një dështim nëse ju keni gjetur një perspektiv dhe jeni rritur nga eksperienca. Dashuria nuk ka nevojë të zgjasë për një jetë të tërë. Vetëm e vetëm që t’ju sjelli juve mësime në jetë duke e ditur se një eksperiencë prej ndarjes ju ka bërë ajo që jeni.
Dashuria është të dëshironi – jo të keni nevojë për dikë në jetën tuaj. Shumë lidhje fillojnë sepse njerëzit ndjejne se ata kanë nevojë për dikë, gjë e cila nuk është e shëndetshme. Nevoja për gjëra intime. Nevoja për të qenë i kërkuar. Nevoja që të mos qëndrojmë vetëm etj. Këto “nevoja” nuk janë produktive.
A e dëshironi atë person në jetën tuaj? Nëse po, atëhere është lidhja e duhur, nëse jo atëhere mendoni një zgjidhje tjetër. Pjesa tjetër është frika bazuar në nevojë./ts/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...