Google ADS

6 gjëra që duhet t’i dini për personat që tradhëtojnë (sipas shkencës)

01:18 | 27 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Përderisa nuk ekziston asnjë përkufizim klinik mbi personat që tradhëtojnë, fakti është se ata shkaktojnë shumë dëme në një marrëdhënie.

Nëse e konsideroni tradhëtinë si thjesht një fjalë me katër shkronja (seks), apo thjesht vetëm një puthje, tradhëtia mbetet tradhëti, transmeton portali arbresh.info

Shkenca zbulon 6 gjëra që duhet t’i dini për tradhëtarët.

  1. Janë tifozë të muzikës Rock’n’Roll

Për shkak se muzika dhe seksi shkojnë dorë për dore, studiuesit kanë gjetur se kur bëhet fjalë për tradhëtarët, 41% e tyre e preferojnë muzikën Rock’n’Roll.

  1. Kur tradhëtojnë gratë, nuk është puna mirë

Nuk tradhëtojnë vetëm burrat, por dallimi i tradhëtisë mes dy gjinive është shumë i madh. Sipas studimeve të shumta, gratë tradhëtojnë për të përmbushur nevojat emocionale. Thjesht me pak përkushtim nga ana e partnerit, marrëdhënia mund të shpëtohet.

  1. Ata që tradhëtojnë janë në marrëdhënie të shëndoshë

Tradhëtia nuk do të thotë që personi që po e kryen është duke kaluar një periudhë të keqe me partnerin aktual. Përderisa shumica e mendojnë në këtë formë, shumica e atyre që shkelin kurorën kanë një martesë të lumtur. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Rutgers, 56% e meshkujve të martuar që kanë tradhëtuar, kanë theksuar se janë të lumtur me partneren e tyre, ndërsa te femrat numri është 34%.

  1. Gratë tradhëtojnë në kohën e ovulacionit

Sipas Martie Haselton, gratë tërhiqen seksualisht kur janë në fazën e ovulacionit. Ato janë në gjendje të tradhëtojnë gjatë asaj periudhë, sepse trupi i tyre ndihet më produktiv, prandaj edhe mund të humbasin mendjen dhe të kryejnë një akt tradhëtie.

  1. Burrat tradhtojnë për të ‘shpëtuar’ martesën

Kjo mund të tingëllojë si qesharake, por sipas ekspertes familjare, Susan Mandel, burrat që janë të dashuruar në gratë e tyre, i tradhëtojnë ato në kohën kur marrëdhëia e tyre mund të ketë probleme. Sipas saj shumica e burrave mendojnë se duke i tradhëtuar ato, mund të shpëtojnë martesën. Ndoshta është një koncept i vështirë për tu gëlltitur, por në trurin e tyre, ata mendojnë se mund të kenë gjithçka, prandaj edhe i zgjasin dëshirat.

  1. Njerëzit tradhëtojnë me dikë që e njohin

Mund të jetë ngushëlluese të mendosh se partneri yt do të mashtrojë vetëm për një natë, por ata që e kanë në ‘gjak’ tradhëtinë zakonisht i gjejnë partneret afër shtëpisë. Në fakt vendi më i ideal për të kryer tradhëti është në vendin e punës. Hulumtimet kanë gjetur se 85% e tradhëtive fillon ndërmjet kolegëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme