Përderisa nuk ekziston asnjë përkufizim klinik mbi personat që tradhëtojnë, fakti është se ata shkaktojnë shumë dëme në një marrëdhënie.
Nëse e konsideroni tradhëtinë si thjesht një fjalë me katër shkronja (seks), apo thjesht vetëm një puthje, tradhëtia mbetet tradhëti, transmeton portali arbresh.info
Shkenca zbulon 6 gjëra që duhet t’i dini për tradhëtarët.
Për shkak se muzika dhe seksi shkojnë dorë për dore, studiuesit kanë gjetur se kur bëhet fjalë për tradhëtarët, 41% e tyre e preferojnë muzikën Rock’n’Roll.
Nuk tradhëtojnë vetëm burrat, por dallimi i tradhëtisë mes dy gjinive është shumë i madh. Sipas studimeve të shumta, gratë tradhëtojnë për të përmbushur nevojat emocionale. Thjesht me pak përkushtim nga ana e partnerit, marrëdhënia mund të shpëtohet.
Tradhëtia nuk do të thotë që personi që po e kryen është duke kaluar një periudhë të keqe me partnerin aktual. Përderisa shumica e mendojnë në këtë formë, shumica e atyre që shkelin kurorën kanë një martesë të lumtur. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Rutgers, 56% e meshkujve të martuar që kanë tradhëtuar, kanë theksuar se janë të lumtur me partneren e tyre, ndërsa te femrat numri është 34%.
Sipas Martie Haselton, gratë tërhiqen seksualisht kur janë në fazën e ovulacionit. Ato janë në gjendje të tradhëtojnë gjatë asaj periudhë, sepse trupi i tyre ndihet më produktiv, prandaj edhe mund të humbasin mendjen dhe të kryejnë një akt tradhëtie.
Kjo mund të tingëllojë si qesharake, por sipas ekspertes familjare, Susan Mandel, burrat që janë të dashuruar në gratë e tyre, i tradhëtojnë ato në kohën kur marrëdhëia e tyre mund të ketë probleme. Sipas saj shumica e burrave mendojnë se duke i tradhëtuar ato, mund të shpëtojnë martesën. Ndoshta është një koncept i vështirë për tu gëlltitur, por në trurin e tyre, ata mendojnë se mund të kenë gjithçka, prandaj edhe i zgjasin dëshirat.
Mund të jetë ngushëlluese të mendosh se partneri yt do të mashtrojë vetëm për një natë, por ata që e kanë në ‘gjak’ tradhëtinë zakonisht i gjejnë partneret afër shtëpisë. Në fakt vendi më i ideal për të kryer tradhëti është në vendin e punës. Hulumtimet kanë gjetur se 85% e tradhëtive fillon ndërmjet kolegëve./arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...