Kush tha që gënjeshtrat janë të dëmshme? Ndonjëherë që një lidhje të funksionojë më së miri, herë pas here duhen thënë disa gënjeshtra të bardha.
Të paktën në këtë konkluzion kanë dalë disa gra të martuara, të cilat rekomandojnë këto 6 gënjeshtra si të duhurat në një marrëdhënie të shëndetshme.
1 – Seksi ishte i mrekullueshëm – Edhe nëse nuk është duhet ta thoni sa më shpesh këtë fjali. Kjo bën që ta mbani bashkëshortin të kënaqur edhe nga egoja por edhe të tregoni se marrëdhënia vazhdon ende të jetë si më parë.
2 – Trupi yt është në formën e duhur – Edhe kur bashkëshorti juaj ka filluar të vërë bark, nuk është nevoja të bëheni e keqja e historisë. Pa diskutim që morali i tyre në këto momente nuk është edhe aq lart, ndaj te ju duhet të gjejnë mbështetje edhe pas shumë kohësh.
3 – Për mua je akoma shumë seksi – Pasioni shuhet me kalimin e kohës kjo është e vërtetë, por është edhe përgjegjësia e femrave. Bëhuni lloji i femrës që e stimulon pasionin. Bashkëshorti juaj ka nevojë të dëgjoj fjalë të tilla.
4 – Më pëlqeu dhurata që më dhe – Asnjëherë mos shprehni pakënaqësi për gjërat që ju dhuron bashkëshorti. Jepini vlerësimin e duhur, (të paktën për përpjekjen) pasi në të kundërt do shkaktoni një debat të kotë, dhe vetëm sa do e bëni të mërzitet me ju.
5 – Nuk e kam problem që po del me shokët – Sigurisht që e keni problem, por kjo nuk do të thotë që shtëpia juaj e re, të kthehet në një burg për bashkëshortin. Bëjeni martesën të lirë, dhe tregojini që pavarësisht të gjithave asgjë nuk ka ndryshuar.
6 – Jo nuk kam blerë gjë, i kam pasur këto rroba – Nuk është nevoja që bashkëshorti juaj të dijë çdo blerje që bëni. Financat janë motiv i madh për debat. Mos e nisni një të tillë.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...