“Pse e kam kaq të vështirë që të gjej të duhurin?” “Pse jam ende single?” “Çfarë nuk shkon me mua” etj… Këto pyetje mund t’ju ketë munduar ose vazhdon t’ju mundojë! Të gjesh shpirtin binjak nuk është e lehtë, por sjellja juaj mund t’jua vështirësojë edhe më shumë! Më poshtë do të listojmë 10 arsyet përse ende jeni vetëm!
1.Mbani shpresa jorealiste.
Për të qenë një kandidate e suksesshme duhet të jeni të hapura dhe me këmbë në tokë! Nuk mund t’ia shikoni me lupë të metat dikujt e nuk mund të prisni nga ai të plotësoj të gjitha kriteret e të dashurit ideal, që keni filluar të mbani shënime qe kur keni qenë adoleshente. Jeni me këmbë në tokë!
Nëse mezi gjeni kohë për të ngrënë drekë, si e prisni të gjeni kohë për të dalë në një takim dhe ta shijoni atë? Kur dikush shpenzon shumë kohë dhe energji në punën e tyre sesa në jetën e tyre personale, sigurisht që do të keni probleme me partnerin. Gjetja e një ekuilibri është celësi.
Shumë njerëz nuk janë të kënaqur me jetën sociale që kanë! Nuk janë shoqëror, stepen ndaj lidhjeve dhe njohjeve të reja. Por nëse do të mbylleni në atë fluskën tuaj, vështirë se dikush mund të shoh sesa të mrekullueshëm jeni
Zgjedhja e vazhdueshme e partnerëve që janë fizikisht larg apo të padisponueshëm e bënë që vështirë marrëdhënia të zgjasë.
Në vend që të dilni , të argëtoheni dhe ta njihni më mirë personin me të cilin pretendoni që të lidheni, ju e portretizoni si bashkëshortin tuaj të ardhshëm ! Dhe nëse këtë gjë ai e merr vesh më shpejtë nga se duhet, largohet pa ju dhënë më të voglin shpjegim.
Është e natyrshme të krahasosh personin e ri që ke takuar, me ish-in e mëparshëm, , veçanërisht nëse me atë person ke qenë për një kohë të gjatë dhe të lumtur. Megjithatë, ky krahasim do t’ju ndalojë të njihni më mirë partnerin tjetër. Mos e mbani kokën e kthyer pas
Ashtu si nuk ka dy njerëz të njëjtë, as dy marrëdhënie të ngjashme nuk do të ketë.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...