A duket shtëpia juaj sikur ka kaluar një uragan dhe keni probleme në gjetjen e gjërave tuaja? Ky është një lajm i keq. Disa njerëz janë mësuar të jetojnë me rrëmujë dhe të pavëmendshëm për dëmet që mund t’i shkaktojë shëndetit të tyre. Shkenca thotë se një shtëpi e pisët, e paorganizuar mund të të mundojë në më shumë mënyra sesa mund ta imagjinosh. Nëse ndiheni të stresuar, të irrituar, të lodhur dhe të palumtur, është koha të bëni një pastrim rrënjësor. Më poshtë janë të listuara disa nga mënyrat se si një shtëpi e pisët dhe e rrëmujshme mund të ndikojë tek ju.
1 Rrëmuja nxit konfuzionin
Ambienti ku jetoni mund të ndikojnë në gjendjen tuaj mendore. Një hapësirë e rrëmujshme reflekton një mendje të rrëmujshme dhe anasjelltas. Pra, nëse doni të ndiheni sa më mirë dhe të disiplinuar, pastroni shtëpinë tuaj, sistemoni librat, palosni çarçafët dhe lajini enët e lëna në lavaman.
2 Rrëmuja shkakton stres
Kur jeni të hutuar, ju stresoheni. Të gjithë e kemi ëndërr që kur të kthehemi nga puna, të gjejmë një shtëpi të pastër dhe një krevat të rregullt për t’u shtrirë. Por nëse në vend të kësaj, ju shihni rroba të papastra nëpër divane, gazeta dhe letra të hedhura në dysheme dhe kafe të derdhur në tavolinë, do ju shkaktojë shumë stres.
3 Rrëmuja mund të shkaktojë aksidente
Një shtëpi e rrëmujshme rrit shanset tuaja për t’i shkelur dhe për të rënë mbi gjërat e ndotura. Për shembull, ju mund të thyeni syzet qw nuk i gjeni dot sepse jeni ulur mbi to.
4 Rrëmuja ju bën të hani më shumë
Një studim i vitit 2017 i kryer në SH.B.A. dhe Australi tregoi se njerëzit priren të hanë më shumë kur jetojnë në një mjedis të rrëmujshëm. Sipas studimit, njerëzit që ndodheshin në një kuzhinë të çrregull hëngrën më shumë biskota sesa njerëzit që ndodheshin në një kuzhinë të pastër dhe pa rrumujë.
5 Rrëmuja shkatërron shëndetin tuaj mendor
Të jetosh ose të punosh në një mjedis të çrregullt dhe të paorganizuar të bën të ndihesh i lodhur dhe i palumtur. Një studim i vitit 2017 në vendet e punës zbuloi se mjediset kaotike ndikojnë në shëndetin tuaj mendore.
6 Rrëmuja e bën të vështirë komunikimin
Një studim i Universitetit Cornell i vitit 2016 tregoi se njerëzit që jetojnë mes rrëmujave e kanë të vështirë t’i shprehin ndjenjat njëri-tjetrit. Kur ambienti është i rrumujshëm njerëzit stimulohen nga rrumujat dhe priren që të mos shprehin emocionet dhe ndjesitë e tyre. /tvklan.al
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...