E keni të vështirë të gjeni të dashur? Kjo mund të ndodh për shkak se nuk e keni gjetur tipin ideal.
Shpesh ju mund të ndjeheni se e tëra bota po ju bën presion, por mos harroni se për të gjetur shokun e jetës duhet të shikoni edhe shenjat e horoskopit, tranmseton portali arbresh.info
Ja cilat janë shenjat që përshtaten më se shumti
Binjakët dhe Ujori kanë personalitete ekstreme të ngjajshme. Ata jetojnë me energji të madhe, prandaj edhe funksionojnë kaq mirë. Janë të pasionuar dhe shpesh ky pasion mund t’i shkatërrojë. Binjakët jetojnë në mënyrë spontane, ndërsa Ujorët janë më të organizuar. Kjo edhe është arsyea pse ata e plotësojnë njëri-tjetrin kaq shumë.
Termi “shpirt ideal” nuk është diçka që duhet përdorur lehtësisht. Megjithatë, kur është fjala për një Peshore dhe Gaforre, atëherë duhet të dini se janë çifti që kanë rënë nga qielli. Peshorja ka nevojë për dashuri dhe konfirmim nga njerëzit e tjerë, ndërsa Gaforrja është qenie shumë e kujdesshme. Të dy janë emocionalë dhe komunikativ.
Peshorja dhe Akrepi janë miqtë më të mirë. Ka energji pozitive mes tyre. Akrepi është obsesiv dhe i pasionuar, ndërsa Peshorja do të të jetë obsesioni dhe dashuria e dikujt. Kjo është arsyeja pse këto dy shenja funksionojnë kaq mirë. Duhet pak kohë që këto dy shenja të zhvillojnë ndjenja për njëra tjetrën, por kur shkëndiat ndizen, s’ka asgjë që i ndal.
Ata që i përkasin shenjës së Virgjëreshës dhe Demit janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Janë partnerë të mirë biznesi, janë të dashuruar dhe janë miq të mirë. Demat janë ambiciozë dhe duan të arrijnë qëllimet e tyre, ndërsa Virgjëresha është e balancuar dhe e thjeshtë.
Nuk ka aventurierë më të mëdhenjë se ky çift. Janë kuriozë dhe kanë uri për eksitim. Gjithmonë tregohen kurreshtarë për jetën dhe botën. Nuk kanë frikë të dalin nga zona e rehatisë. Janë krijesa të shumë të mençura dhe të pasionuara. Megjithëse ndonjëherë mund të jetë një burim konflikti, është mirë të kesh një zgjedhje me ta.
Këto janë shenjat më emocionale dhe inteligjente të zodiakut. Gjithmonë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre emocionale. Nuk kanë frikë për biseda të gjata dhe të thella. Personat që u përkasin këtyre dy shenjave kanë zemër të fortë. Ata janë gjithmonë në përputhje me ndjenjat e tyre dhe dinë të merren me njëri-tjetrin./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...