Nëse tentoni t`a përkujtoni fëmijërinë sigurisht që do ju kujtohet edhe fakti se keni urryer xhinset e ngushta sepse gjithmonë kanë qenë jopraktike pasiqë nuk keni mundur të luani pa mundime.
Edhepse xhinset e ngushta ofrojnë që të dukeni moderne dhe atraktive, tani ky trend është duke humbur betejën ndaj xhinseve me qepje të drejtë andaj më poshtë ju sjellim edhe 6 arsyet pse xhinset e ngushta duhet të shkojnë në harresë.
Nuk janë të mira për shëndet
Ndoshta kjo arsye është e para dhe më e mira pse duhet që të pushoni nga xhinset e ngushta. Ato ua ngulfasin tërë trupin, ndikojnë në qarkullimin e gjakut, dëmtojnë përfundimet nervore dhe mund të shkaktojnë paraqitjen e problemeve të shumta.
Nuk janë praktike për pushim
Kur vini në shtëpi pas ditës së mundimshme në punë, sigurisht që nuk mund të shtriheni dhe të pushoni në xhinse të ngushta pasiqë nuk do ua japin ndjenjën e relaksimit. Sigurisht se për një relaksim do ju duhen xhinse që ju japin hapsirë dhe mundësi të lëvizni lirshëm.
Nuk i përshtaten secilës figurë
Pa marrë parasysh se sa mundoheni që të visheni me xhinse të ngushta, edhepse e bëni me çfarëdo çmimi, ato nuk janë të përshtatshme për të gjitha femrat. Dukeni mirë me to nëse keni këmbë të holla dhe të gjata, stomak të rrafshët ndërsa në të kundërtën rrezikoni të dukeni qesharake.
“Boyfriend” xhinset janë më të përshtatshme
Pranojeni lirisht se me xhinse të ngushta nuk do të dukeni asnjëherë aq mirë, moderne dhe e relaksuar siç është rasti me xhinset e modelit “boyfriend”. Janë të rehatshme dhe duken mirë.
Modelet me prerje të sheshtë janë më të mira për verë
Modelet e xhinseve me prerje të sheshtë, të gjata deri tek kyçet e këmbës, janë të përkryera kur kombinohen në situata dhe evenimente të ndryshme, dhe janë shumë më të mira për verë se xhinset e ngushta. Kur jeni në xhinse të ngushta do e keni më ngrohtë dhe do bëheni e padurueshme ndërsa me xhinse të gjera do të lejoni ajrin brenda dhe do ndjeheni komod.
Xhinset e ngushta theksojnë format trupore në një mënyrë të keqe
Do dukeni sikur keni vithe gjigande, torzo të madhe dhe këmbë të holla, gjë që nuk mund të ketë efekt të mirë për syrin. Në vend të xhinseve të ngushta, modelet më të gjera të xhinseve do ju mundësojnë t`i mbuloni papërsosshmërinë e jo ta theksoni atë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh