Mund të ngjajë e pabesueshme, por edhe japonezëve u pëlqen të rrinë kot në vendin e punës.
Kjo mund të sjell bezdi tek punëtorët tjerë të kompanisë, transmeton portal arbresh.info
Për të mësuar më shumë rreth këtij fenomeni, një kompani konsulente, Shikigaku intervistoi 300 punonjës në mbi 300 kompani dhe i pyeti nëse dinin ndonjë nga kolegët që nuk punon, por rri kot.
Ata përdorin termin japonez ojisan, i cili nënkupton një hendek moshe midis personit që flet dhe folësit. Shikigaku anketoi njerëzit e moshës 20 deri në 39 vjeç, të cilët treguan për punëtorët që nuk “punojnë”.
Këto përgjigje pozitive çuan në pyetjen e mëposhtme: Çfarë po bënin ata?
Shumica e puëntorëve dhanë tre opsione.
Më shumë përgjigjje janë dhënë mbi punëtorët që bëjnë pushim për një cigare. Përgjigja e dytë më e votuar thotë se ata thjesht po shikonin në hapësirë. Dhe përgjigjet e treta më të votuara gjeti se ata thjesht flasin për tema të kota.
Çuditërisht, përgjigjja që pritej të renditej e para, doli e fundit dhe ajo është shëtitja kot nëpër internet.
Shikigaku u kërkoi të anketuarve mendimet e tyre për t’i ndihmuar ata të kuptojnë pse të moshuarit kanë zgjedhur të jenë dembelë. Teoria më e zakonshme në mesin e të anketuarve (45%) deklaroi se këta burra thjesht nuk kishin motivim apo dëshirë për të punuar.
Arsyet e tjera përfshinin ankesat se kompanitë nuk ofronin stimuj të mjaftueshëm për t’i inkurajuar ata.
Një 59% e madhe thanë se qëndrimi i këtyre njerëzve në vendin e punës ul moralin e tyre dhe 49% e tyre pretendojnë se ngarkesa e tyre e punës rritet shumë për shkak të këtyre njerëzve. 35.3% pohojnë se ata janë thjesht një barrë e rëndë në vendin e punës dhe humbje ekonomike për kompaninë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...