Të veshur me kostume tradicionale kineze, perëndimore dhe të Sri Lankës, 50 çifte kineze u martuan në një ceremoni masive në kryeqytetin e vendit.
Ceremonia është bërë për arsye të shënimit të 60 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe për të promovuar ishullin si destinacion turistik, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
Ceremonia në Colombo u ndoq nga politikanët dhe diplomatët e Sri Lankës dhe Kinës.
Menjëherë pas arritjes së çifteve me makinat e zbukuruara, ceremonia filloi me vallëzim tradicional të Sri Lankës.
Çiftet shkëmbyen unaza dhe hodhën ujë mbi ta si shenjë e unitetit dhe pastërtisë./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...